Gjendja e sigurisë në Gjermani pas sulmeve në Londër | FOKUS | DW | 08.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Gjendja e sigurisë në Gjermani pas sulmeve në Londër

Një mbrojtje absolute ndaj sulmeve terroriste nuk ekziston. Eshtë ky mendimi i përbashkët i të gjithë ekspertëve. Mirëpo, duhet insistuar në mbrojtjen sa më gjithëpërfshirëse. Lidhur me gjendjen e sigurisë në Gjermani, pas sulmeve terroriste në Londër u deklarua edhe ministri i punëve të brendëshme Oto Shili.

Oto Shili

Oto Shili

Ministri i brendëshëm Oto Shili u sugjeron qytetarëve gjermanë që sulmeve në Londër t'u kushtojnë "vëmendje por pa e tepruar". Ministri Shili thotë se ky është edhe vlerësimi i organeve gjermane të sigurisë. Në këtë moment ekzistojnë hapsira të cënuara prej terrorizmit islamik në mbarë botën.
"Gjermania është poashtu pjesë e këtyre hapsirave të cënuara. Mirëpo, njëkohësisht dua të them se aktualisht nuk kemi asnjë paralajmërim konkret për sulme terroriste në Gjermani", thotë ministri Shili.
Megjithatë, organet e sigurisë kanë ngritur nivelin e gatishmërisë. Prokuroria gjermane në Karlsruhe ka nisur hetimet për faktin se gjatë sulmeve në Londër janë plagosur të paktën edhe tre qytetarë gjermanë. Ministri gjerman Oto Shili foli edhe për masat tjera të sigurisë.
"Pas informacioneve për këto sulme, ne kemi ngitur nivelin e sigurisë, i cili në Gjermani edhe më parë ishte në një nivel shumë të lartë. Kjo vlenë për prezencën e policisë në stacione hekurudhore, prezencën policore në aeroporte dhe natyrisht përforcimin e masave të sigurisë në kufijtë e jashtëm të vendit", thotë Shili.
Nga radhët e unionit opozitar sërish është kërkuar vendosja e një sistemi të përbashkët informacionesh dhe analizash si dhe krijimi i një baze të përbashkët të të dhënave të policisë dhe shërbimeve të sigurisë, për luftën kundër terrorizmit.
Socialdemokratët si senatori i Berlinit Erhart Körting, janë kundër këtij propozimi me shpjegimin se mjafton mbështetja kushtetuese e luftës kundër terrorizmit. Mirëpo edhe ai është i mendimit se ekziston hapsirë për disa përmirësime. Sidoqoftë, ministri Shili kërkon nga qytetarët që të jenë të relaksuar.
"Nuk duhet të futemi në panik dhe tashti të kalojmë në pozitën tjetër ekstreme. Në situatat e këtilla në dukje të parë, është i domosdoshëm një relaksim. Pra duhet pasur kujdes, por nuk duhet tepruar", theksoi ministri gjerman i punëve të brendëshme Oto Shili.

  • Data 08.07.2005
  • Autor Wolter von Tiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjz
  • Data 08.07.2005
  • Autor Wolter von Tiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjz