Gjendet ″Graf Zepelin″ në detin Balltik | Gjermania | DW | 06.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjendet "Graf Zepelin" në detin Balltik

Fillimisht projekt prestigjoz i nazistëve e më pas një projekt stërvitor i sovjetikëve - Gjendet pas 60 vjetësh aeroplanmbajtësi "Graf Zepelin"

Për mëse 60 vjet s´kanë të reshtur hamendësimet dhe historitë për të vetmin aeroplanmbajtës të nacionalsocialistëve. "Graf Zepelin" pas Luftës së Dytë Botërore ra në duart e sovjetikëve dhe u zhduk. S´ka pasur asnjë burim të besueshëm, që të mund të sqaronte, se ku kish mbetur kjo anije gjigande. Javën e shkuar një firmë polake nafte hasi në skeletin e një anijeje në detin Balltik. Fjala është për aeroplanmbajtësen "Graf Zepelin". Tani mund të sqarohen shumë mite dhe enigma lidhur me këtë anije.

Çfarë kishin parasysh rusët me "Graf Zepelin", me aeroplanmbajtësen e Hitlerit, shkruante shtypi polak i ditëve të fundit. Një gjë konsiderohet si e sigurtë: gjermanët janë përpjekur që ta mbysin këtë anije në ditët e fundit të luftës në Shtetin, por kësaj nuk ia dolën mbanë. Sepse një vit më vonë, në vitin 1946, sovjetikët e rimëkëmbën këtë anije dhe e transportuan fillimisht në Svinemynde, ku ajo shërbeu përkohësisht si seli lundruese për një institut të studimeve ushtarake. Muaj më vonë kjo anije e aftë për të lundruar u nxorr në det dhe që nga ky moment humbi çdo gjurmë e saj.

Vendi i gjetjes është 85 km në Veri të Gdanskut dhe kjo të çon në tezën që kanë supozuar për shumë kohë studjuesit e historisë, se kjo aeroplanmbajtëse e papërfunduar asnjëherë me shumë gjasa është përdorur si objekt stërvitor në kohën e luftës së ftohtë. Sovjetikët janë ushtruar në të, ndërsa potencialisht janë aeroplanmbajtëset amerikane dhe britanike ato që kanë mbytur. Regjistrimet nënujë, që prezantoi së fundi marina polake, tregojnë shkatërrime të mëdha si në bashin e anijes ashtu edhe në pjesën e mesme të saj.

Artur Gradziel, komandant i dytë i anijes studimore të marinës, Arctovski: "Në pjesën qendrore të anijes ku është dhoma e motorrit në një farë mënyre është shkatërruar mbulesa. Pra siç duket kjo ka qenë edhe pika e shkatërrimit të saj. Ndoshta anija është prekur nga një bombë, ne shohim një të shpuar të madhe."

Në bazë të logjikës së detarëve me siguri 100% mbi identitetin e anijes mund të ketë, vetëm nëse gjendet këmbana, ose pllakata e emrit. Deri tani polumbarët polakë, ekspertët dhe sondat e aparaturat e zhytjes nuk e kanë zbuluar këtë. Ndaj zyrtarisht me një siguri 99,9% thuhet s e kemi të bëjmë me gërmadhën e aeroplanmbajtëse "Graf Zepelin". Megjithatë askush nuk dyshon, se shumë detaje të saj përputhen me orgjinalin dhe veçanërisht gjatësia prej 260 metrash përputhet me skicat. Në thellësinë 85 metra ndodhet gërmadha gjigande.

Por të habit fakti, se si kjo gërmadhë ka mbetur e pazbuluar derisa papritur një firmë naftënxjerrëse polake ka hasur në të, thekson Ivona Pomian, eksperte e kërkimeve nënujore në muzeun Gdanskit për botën nënujore: "Tabani i detit Balltik është mjaft i thyer dhe ka zona të thella, ku me siguri ndodhen objekte të tjera interesante. Por ne s´kemi nevojë të kërkojmë kaq thellë, unë jam e sigurtë, se do të befasohemi me gjetje të tjera në këto ujra të cekëta. Një arësye për këtë ka të bëjë me faktin që zona jonë është mjaft e lëvizshme, aq sa një pjesë e gërmadhës ndodhet e fshehur nën të."

Por aeroplanmbajtësja "Graf Zepelin" e inaguruar në vitin 1938 në praninë e Adolf Hitlerit dhe udhëheqësve të tjerë nazistë si Herman Gëring, Vilhelm Keitel apo Valter von Brauhish, si asnjë anije tjetër simbolizon ambiciet e nacionalsocialistëve dhe mbivlerësimin ushtarak që i bënin ata vetes. Sepse gjatë periudhës së Gjermanisë naziste, që në etapa të caktuara kontrollonte të gjithë Evropën, asnjëherë s'u arrit që të fitohet sovraniteti detar.

Ekspertët polakë duan tani që të nisin sërish zhytjet në gjysmën e dytë të shtatorit. Synohet që gërmadha të dokumentohet dhe të përpilohet një listë inventari. Gjithahstu do të sigurohet, që në të s´ka më lëndë eksplozive apo lëndë të tjera të dëmshme pë rmjedisin. Autoritetet polake synojnë që të vendosin rregullisht patrulla në vendin e gërmadhës, në mënyrë që "Graf Zepelin" të mos trazohet prej aventurierëve apo personave jo kompetentë.

  • Data 06.08.2006
  • Autor Jan Pallokat
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzs
  • Data 06.08.2006
  • Autor Jan Pallokat
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzs