Gjasat për arritjen e një kompromisi në lidhje me ligjin e emigracionit janë 50:50 | Gjermania | DW | 09.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Gjasat për arritjen e një kompromisi në lidhje me ligjin e emigracionit janë 50:50

Çështja e emigracionit në Gjermani duhet të rregullohet. Për këtë janë të pajtimit të gjitha partitë politike në vend. Por si do të arrihet kjo zgjidhje është shumë e diskutueshme. Kështu qendron projekti mbi emigracionin, i cili diskutohet një kohë të gjatë, në mes të komisionit për ndërmjetësim të parlamentit dhe këshillit federal gjerman. Të hënën u takua një grup i komisionit për të diksutuar në lidhje me këtë çështje.

Azilkërkues në pritje pranë institucioneve gjermane për të huaj

Azilkërkues në pritje pranë institucioneve gjermane për të huaj

Katër orë e gjysëm kanë zgjatur diskutimet në mes shtatë përfaqësuesve, atyre të Partisë Socialdemokrat (SPD), Unionit Kristiandemokrat (CDU), Kristiansocial (CSU), liberalëve (FDP) dhe Partisë së të Gjelbërve (Grünen). Ata rreth orës një të mëngjesit njoftuan se ende ka mospajtime rreth pikave më të rëndësishme.

Udhëheqësi nga radhat e CDU-së për çështjen e emigracionit, kryeministri i Sarlandit, Peter Myler tha se bisedimet kanë qenë konstruktive dhe se ai është optimist lidhur me vazhdimin e tyre.
Kemi tentuar t'i përshkruajmë vijën e mundshme të kompromisit dhe gjithashtu kemi biseduar për formulimet konkrete, ka thënë Myler.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Oto Shili (SPD) është shprehur optimist pas bisedimeve. Ka sinjale se të gjitha palët janë të interesuara për të gjetur formulimet e nevojshme, të cilat e mundësojnë arritjen e një kompromisi. Gjithashtu shihet se nuk jemi larg nga njëri-tjetri në vendosjen e qëllimeve, është shprehur Shil.

Në këtë mënyrë do të shënohen afrime sa i përket çështjes së emigracionit të punës dhe atij humanitar. Integrimi i të huajve që momentalisht jetojnë në Gjermani, i atyre që janë shpërngulur kohën e fundit, si dhe çështja e sigurisë nuk janë diskutuar kësaj radhe.

Por pikërisht temat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen nga rreziqet për Unionin Kristiandemokrat janë kusht për arritjen e një kompromisi.

Sipas Volfgang Bosbah, përfaqësues i fraksionit të Unionit, aty bëhet fjalë për dëbimin e të huajve, të cilët dyshohen për terrorizëm. Bosbah thotë se atmosfera e punës në takim ishte shumë e mirë dhe ai shpreson se deri në fillim të prillit do të arrihet një marrëveshje.

Edhe për kundër afrimit në disa pika arritja e një marrëveshje vazhdon të mbetet e hapur, ka thënë udhëheqësi i grupit parlamentar të Partisë së Gjelbër, Folker Bek. "Mund t'iu them se gjasat për arritjen e një kompromisi janë të barabarta, pra 50:50". Posaqërisht në lidhje me pikat që kanë të bëjnë me çështjen e punësimimit, të gjelbërit dëshirojnë më shumë përparime, ka thënë Bek.

Unioni dëshiron që punetorëve me kualifikim të lartë, të cilët dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, t'iu jap lejë qendrimi me mundësi vazhdimi të mëtutjeshem, derisa koalicioni kuq-gjelbër dëshiron një lejë qendrimi të pakufizuar, të ngjajshëm me atë Grin Kart (Green Card) të SHBA-ve.

Vazhdimi i bisedimeve për çeshtjen e emigracionit është planifikuar të vazhdojë të premten. Por derisa të arrihet një marrëveshje e pranushme për të gjitha palët, këto takime palëve biseduese do t'iu kushtojnë edhe disa ndërrime të natës.

  • Data 09.03.2004
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7G
  • Data 09.03.2004
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7G