1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gesine Schwan rikandidon për postin e presidentes në Gjermani

Esat Ahmeti26 Maj 2008

Partia Socialdemokrate ka nominuar të hënën (26.05.) profesoren Gesine Shwan kandidate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale kundër presidentit aktual Hörst Köhler.

https://p.dw.com/p/E6Ub
Socialdemokratja gjermane, Gesine Schwan
Socialdemokratja gjermane, Gesine SchwanFotografi: AP

Siç njoftoi në Berlin kryetari i socialdemokratëve Kurt Beck për kandidaturën e zonjës Shwan votuan njëzëri si Presidiumi ashtu dhe Kryesia e Partisë Socialdemokrate.


"Partia Socialdemokrate vendosi sot në mëngjes njëzëri, në mbledhjen e presidiumit dhe kryesisë së partisë, që të propozoj profesoren Shwan nga ana e socialdemokracisë për postin e presidentit federal".


Nuk kanë kaluar shumë muaj qëkur Beck lavdëronte publikisht presidentin aktual për punën e tij, emërimi i profesores Schwan erdhi më tepër si pasojë e presionit nga baza partiake dhe disa deputetëve. Andaj Beck:


"Dua ta bëj të qartë se është e vetkuptueshme që ne nuk do të bëjmë fushatë kundër presidentit aktual. Rikandidimin e tij e kemi pranuar me respekt dhe ky respekt do të shoqëroj mënyrën e sjelljes të socialdemokracisë deri në ditën e zgjedhjes dhe mëpastaj".


Vet Gesine Schwan ka arsye për të buzëqeshur me kënaqësi. Pas diskutimeve të gjata ajo e di se pas vetes ka shumicën e partisë socialdemokrate:


"Jam gëzuar shumë që ky vendim është marrë njëzëri edhe në kryesinë e partisë. Kjo më jep një mbështetje të qartë për kohën e ardhshme".


Ka javë që zonja Schwan nuk e fshihte më se me kënaqësi do të provonte dhe njëherë, pas kandidaturës së saj të dështuar në vitin 2004.


"Unë kam vendosur për kandidaturën për shkak se angazhimin tim tërë jetën ia kam kushtuar demokracisë. Besoj që posti i presidenti federal apo i presidentes federale ofron një mundësi shumë të mirë, ta forcoj sërish demokracinë e cila aktualisht ndodhet në një krizë kulturore".


Dhe socialdemokratja Schwan beson fort në fitore:


"Unë nuk do të kandidoja sikur të mos shihja shanse reale për tu zgjedhur".