1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazetari i Deutsche Welles ngre redaksinë e lajmeve në televizionin kombëtar afgan

Ratbil Shamel29 Gusht 2005

Lajmet nderkombetare mungonin gjithnjë në Afganistan. Vetem stacionet e huaja informonin në emisionet e tyre speciale për ngjarjet brenda dhe jashtë vendit.

https://p.dw.com/p/Aqte
Gra afgane
Gra afganeFotografi: AP

Pas rrëzimit të talibanëve pra 3 vjeteve televizioni i DW mori përsiper pergatitjen e lajmeve nderkombetare për stacionin shtetëror afgan RTA në gjuhet e vendit pashtu dhe dari. Tani një program i perbashkët i akademisë së DW dhe ministrisë së jashtme gjermane duhet të mundësojnë prodhimin e lajmeve nderkombetare nga gazetare vendas. Drejtues i projektit është prej 4 javesh gazetari Michael Tecklenburg nga Këlni. Për Afganistanin në fillim dinte shumë pak, vetem të zakonshmet që degjon në media, talibanët, burka, mbjellja e drogës dhe luftëra. Megjithatë gazetari i televizionit Michael Tecklenburg 49 vjecar e pranoi oferten e akademisë së Deutsche Welles dhe shkoi para katër javesh për dy vjet në Kabul. Detyra e tij është të ngrejë një redaksi të lajmeve nderkombetare në stacionin televiziv "Radio Television Afganistan" (RTA).
RTA nuk prodhon vetë lajme nderkombetare. Lajmet nga bota transmetohen deri tani nga televizioni i DW në dy gjuhet e vendit pashtu dhe dari. Emisionet e lajmeve me nga 10 minuta prodhohen në Gjermani dhe jepen me satelit në rrjetin teknik të RTA-së. Por ndihma e DW tani do të ndryshojë. Radioja afgane dikur shteterore është riorganizuar para pak kohe në radio publike. Dhe tani koleget atje duhet ta bejnë vete profesionalisht punën dhe pa mekanizmat e cenzures që funksiononin deri tani, thote menegjeri i projektit Tecklenburg.

"Ekziston një mirëkuptim absolut ndermjet drejtorit të përgjithshem të RTA dhe meje si menegjer projekti i akadamisë së DW, me qëllim që keto lajme nderkombetare t´i përgjijgen me të vertete standarteve nderkombëtare. Kjo do të thotë, se nuk do të ketë cenzurë."

Deri para disa muajsh ka qenë ndryshe. Shpesh përgjegjësit në ministrinë afgane të kulturës dhe informacionit hiqnin lajme të caktuara, të cilat nuk u përshtateshin. Ketu nuk ishte fjala gjithnjë për përmbajtje politike.

"Janë hequr shpesh lajme, sepse diçka e caktuar nuk u pershtatej. Fare qartë. Sepse aty dilnin tenisere me menge dhe funde të shkurtra, ato lajme hiqeshin."

Një gjë e tillë nuk do të ndodhë më në të ardhmen, thotë Tecklenburg. Për cenzurë nuk do të ketë më vend në RTA. Por deri aty është një rrugë e gjatë. Në sektorin e lajmeve shteterore zyra e cenzures ishte dikur më e fuqishmja në të gjithë sistemin. Cilat lajme do të transmetohen, me çfare permbajtjeje. Vetem më të fuqishmit në pushtet duhet të vendosnin.
Por RTA duhet t´u përshtatet sot rregullave të lojës, nqs do t´i mbajë shikuesit. Sepse tani ka kater stacione televizive private, disa radio private dhe shumë gazeta dhe revista të cilat janë bërë tashmë konkurrencë e madhe e RTA. Ne fakt stacionet private nuk mund të prodhojnë deri tani lajme nderkombetare kualitative, por kjo mund të ndryshojë heret apo vonë. Prandaj punonjësit e RTA duhet të kenë shumë kompetencë në këtë drejtim. Megjithatë të prodhosh lajme me pergjegjesinë tende ky është terren i ri për trembëdhjetë pjesetaret e kursit të Tecklenburgut.
"Deri tani gazetaret nuk kanë patur mundesi, që të prodhojnë lajme me pergjegjesinë e vet. Në sistemin shtetetor lajmet kanë qenë të gatshme. Për ata që trajnohen tani kjo është një punë krejt e re, sepse ata nuk e njohin akoma pergjegjesinë."Puna e docentit gjerman përqëndrohet në bazat e gazetarisë dhe standartet nderkombetare gazetareske. Pjesemarrësit në kurs gjashtë gra dhe shtatë burra tregojne interes të madh dhe angazhim thotë Tecklenburg. Sidomos gratë në kurs përpiqen shumë. Ata e dinë se vendin e vet në shoqerinë afgane të dominuar nga burrat mund të gjejnë, vetem nqs janë shumë më mirë se konkurrenca mashkullore. Në fakt ky aspekt nuk duhet nënvleresuar. Për shumë gra afgane vlen rregulla e pashkruar, që duhet të qëndrojnë pas burrave si në profesion, ashtu edhe privatisht. Shumë gra edhe sot sillen të terhequra dhe të ndrojtura. Zakonet tradicionale afgane janë shumë të forta. Edhe Michael Tecklenburg-ut kjo i ka rënë në sy që në fillim.
"Problemet e kushtezuara nga seksi kanë qenë që në fillim. Por vetem pasi pjesermarrësit e kanë kuptuar se duhet të punojnë në grup, kemi arritur ta kapercejmë kete. Psh shembull ditet e para gratë e reja rrinin në anën e majtë, ndersa burrat e rinj në anën e djathtë të klasës së mësimit. Po të vini sot te ne, nuk do të shihni më një gjë të tillë. Ata ulen sot ndryshe."