1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazetari grek lirohet nga akuzat

Esat Ahmeti2 Nëntor 2012

Një gjykatë në Athinë shpalli të pafajshëm gazetarin grek Kostas Vaxevanis. Prokuroria kishte akuzuar gazetarin për publikimin e të ashtuquajturës "Lista Lagarde".

https://p.dw.com/p/16bpP
Kostas VaxevanisFotografi: picture-alliance/dpa

Një gjykatë në Athinë shpalli të pafajshëm gazetarin grek Kostas Vaxevanis. 42-vjeçari, redaktor i revistës bulevardeske të Athinës "Hot Doc", kishte publikuar në revistën e tij një listë me emrat e mbi 2000 të dyshuarëve për evazion fiskal, të cilët paratë e pataksuara nga Greqia i kishin transferuar në Zvicër.

Prokuroria kishte ngritur aktakuzë për gazetarin Vaxevanis. Nuk është dëshmuar që njerëzit e përmendur në listë të kenë qenë me të vërtetë evadukes të taksave, u tha në arsyetimin e prokurorisë. Përveç kësaj, me publikimin e emrave janë shkelur të drejtat individuale të tyre."Unë kam besuar gjithmonë te gjyqësori", tha gazetari grek Kostas Vaxevanis pas përfundimit të procesit.

Redaktor i revistës "Hot Doc" ka akuzuar prokurorinë për hipokrizi dhe ka kritikuar gjithashtu mediat të cilat nuk kanë raportuar më parë për këtë listë. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve e quajti procesin një "farsë qesharake".

I
Christine Lagarde, i pati kaluar listën autoriteteve grekeFotografi: dapd

Të dhënat e vjedhura nuk mund të përdoren në luftë kundër evazionit fiskal

Drejtësia greke ka refuzuar deri më tani, që të dhënat bankare të përdoren në luftë kundër evazionit fiskal sepse ato ishin vjedhur nga një punonjës i bankës HSBC. Megjithatë në kohët e fundit për shkak të planeve për kursime të mëtejshme të qeverisë është rritur presioni që kjo listë të përdoret për ndjekjen e evaduesve tatimor.

E njohur edhe si "Lista Lagarde" ishte një hetim i bazuar mbi informacionet e forcave të sigurisë franceze. Sipas njoftimeve të shtypit në vitin 2010, ish-ministrja franceze e Financave dhe kreu aktual i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, i kishte kaluar listën autoriteteve greke. Megjithatë, ajo për dy vjet ishte shëtitur nga një zyrë në një zyrë tjetër të autoriteteve greke.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kërkuar që grekët e pasur të japin kontributin e tyre në rimëkëmbjen e vendit. Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice tha se grekët e pasur duhet të paguajnë pjesën e tyre të tatimeve. Ndërkohë që përpjekjet e popullatës për rimëkëmbjen e vendit vazhdojnë është e rëndësishme të ketë "një rishpërndarje në mënyrë të drejtë dhe proporcionale", ka thënë zëdhënësi i FMN-së.