Gati propozimet për hartimin e kushtetutës së Kosovës | Ballkani | DW | 23.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Gati propozimet për hartimin e kushtetutës së Kosovës

Ekspertët kanë propozuar që Kosova e pavarur të jetë Republikë Parlamentare, me një sistem të kontrollit reciprok të pushteteve dhe ku të drejtat e pakicave do të mbroheshin sipas standardeve më të larta evropiane.

Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu

Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu


Në Kosovë krahas procesit të zgjidhjes së statusit të saj final është duke u punuar edhe në hartimin e kushtetutës së Kosovës. Ekpertët janë duke shqyrtuar me kujdes parimet themelore të kushtetutës edhe më udhëheqësit më të lartë politik, në mënyrë që Kosova të dëshmojë se është e aftë të funksionojë si shtet. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se, në këtë fazë të zgjidhjes se statusit, duhen intensifikuar punët për hartimin e kushtetutës.

Ideja fillestare e ekspertëve për kushtetutën është që Kosova të jetë republikë parlamentare me një sistem të kontrollit reciprok të pushteteve. Kjo do të thotë që të ketë një institucion të presidentit shumë me autoritativ me kompetenca të zgjeruara, një qeveri parlamentare dhe një parlament me kompetenca të plota
legjislative.

Që në Kosovë të ketë demokraci të ekuilibruar, do të ketë tri pushtete autoritative, të pavarura dhe të kontrolluara në mënyrë reciproke. Kjo formulë bazohet në funksionimin legjislativ dhe kushtetutës së SHBA-së. Njëri nga ekpertët juridik pjesmarrës në hartimin e kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, thotë se, të gjitha idetë për hartimin e kushtetutës së Kosovës do të shqyrtohen me kujdes dhe kjo çështje duhet të vendoset me konsensus ndërmjet faktorëve politik kosovarë.

Kushtetuta sipas tij, duhet të miratohet në kuvend, pastaj kuvendi duhet të miratojë disa ligje bazë, përfshirë këtu edhe Ligjin për forcat e armatosura dhe atë për simbolet kombëtare me të cilat Kosova do të aplikojë për t’u pranuar në Kombet e Bashkuara.

“Kjo pako e ligjeve duhet të miratohet menjëherë pas miratimit të kushtetutës në mënyrë që Kosova të identifikohet si shtet. Kushtetuta do të jetë një faktor i rëndësishëm edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme nacionale, sepse zgjedhjet nacionale nuk mund të mbahen me bazën ekzistuese”, thote profesor Arsim Bajrami.

Që nga përfundimi i luftës ndërkaq, Kosova administrohet në bazë të një Kornize të përkohshme Kushtetuese, e cila është miratuar mbi parimet e Rezolutës 1244 të KS-it. Mirëpo ekpertët juridikë kosovarë thonë se, tash ka ardhur koha që Kosova të ketë kushtetutën e saj dhe që do ta definojë atë si vend liberal të të gjithë qytetarëve.

Kushtetuta e re sipas eksertëve duhet të garantojë të drejtat për pakicat sipas standardeve evropiane mirëpo në anën tjetër, pakicat duhet të pranojnë shtetësinë e Kosovës. Kjo do të thotë se, pakicat duhet lejuar që të jenë qytetarë të barabartë në Kosovë dhe në anën tjetër nuk duhet lejuar që të mos ndjejnë asnjë
detyrim kushtetues të respektimit të ligjeve të Kosovës. Sidoqoftë, pjesëtarët e pakicave janë shprehur se ata janë të gatshëm të marrin pjesë në hartimin e kushtetutës së Kosovës dhe ata do të marrin pjesë në këshillin kushtetues, i cili do ta ketë mandatin e plotë nga parlamenti dhe presidenti për ta bërë kushtetutën e Kosovës.

  • Data 23.10.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbl
  • Data 23.10.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbl
Reklamë