G8: Përgjysmim i CO2-it të çliruar deri në vitin 2050 | Gjermania - Tregu i punës | DW | 07.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

G8: Përgjysmim i CO2-it të çliruar deri në vitin 2050

Pjesëmarrësit e samitit të G8-ës në Heiligendamm kanë arritur mirëkuptim në lidhje me mbrojtjen e klimës. Kancelarja Angela Merkel tha se G8-a synon të marrë seriozisht në konsideratë përgjysmimin e emisioneve të dioksidit të karbonit si objektiv deri në vitin 2050. Kjo vlen, sipas saj, edhe për SHBA. Kancelarja theksoi gjithashtu si sukses që të gjithë pjesëmarrësit janë shprehur pro vazhdimit të procesit të klimës në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Në këtë mënyrë hapet rruga për një marrëveshje pasuese për protokollin e Kiotos, i cili mbaron në vitin 2012.
  • Data 07.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqlb
  • Data 07.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqlb