1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

G8 forum për konfigurimin politik dhe globalizimin

24 Maj 2007

Samiti ekonomik botëror në fillim të qershorit në Heiligendamm, sipas fjalëve të kancelares gjermane Angela Merkel, është shansi për të diskutuar së bashku problemet ndërkombëtare

https://p.dw.com/p/Aqwb
Angela Merkel duke mbajtur deklaratën qeveritare në prag të takimit të G-8 në Gjermani
Angela Merkel duke mbajtur deklaratën qeveritare në prag të takimit të G-8 në GjermaniFotografi: picture-alliance/ dpa

Samiti i G 8 është një forum për vendet e industrializuara dhe vendet e rëndësishme në zhvillim, për të diskutuar për çështjet urgjente globale, tha Merkel të enjten në një deklaratë qeveritare për samitin e G8, që zhvillohet së shpejti në Heiligendamm. G8 është një forum i vlefshëm, për të konfiguruar politikisht globalizimin.

Qeveria gjermane i merr seriozisht frikërat e popullsisë nga globalizimi. Protestat publike nuk pengohen, por ata duhet të jenë paqësore, tha Merkel. "Unë them, kush përdor dhunën e bën të pamundur dialogun. Dhe unë them fare qartë, se ata që kritikojnë me zë të lartë masat e sigurisë do të jenë të parët, që do të akuzonin organet e qeverisë për mungesë kujdesi, nëqoftëse do të shpërthente dhuna (duartrokitje). Pra ne duhet të jemi të kujdesshëm me fjalët tona. Por, e njëjta gjë vlen të thuhet edhe anasjelltas dhe në mënyrë kategorike, kush proteston në mënyrë paqësore, dëshira e tij është jo vetëm legjitime, por ajo ka edhe vëmendjen tonë."

"Bindja ime është se politika nga globalizimi nuk bëhet as e panevojshme dhe as pa pushtet. E theksoj se nuk bashkohem me mendimin e gjerë, se politika nuk mund të ushtrojë ndikim mbi globalizimin dhe prandaj vetem i rendni pas. Përkundrazi. Ne mund dhe duhet ta konfigurojmë globalizimin jo vetem në secilin vend, por edhe në rrafsh ndërkombëtar. Për këtë G8 është forum shumë i vlefshëm. Ky është kuptimi esencial i këtyre takimeve."

Kancelarja gjermane Merkel u bëri thirrje para samitit të G8 SHBA-ve dhe vendeve të tjera të industrializuara për të shtuar përpjekjet në luftën kundër transformimit të klimës. "Shtetet kryesuese industriale duhet të avancojnë në këtë çështje, përndryshe nuk mund ta luftojmë transformimin e klimës", tha Merkel sot në parlament në deklaraten qeveritare.

"G8 nuk ka synim vetem të imponojë interesat specifike të vendeve kryesore të industrializuara kundër pjesës tjetër të botës. Kjo do të ishte pikënisje krejtësisht e gabuar. Shumë më tepër është fjala për çështje, që kanë të bëjnë me gjithë botën, për të arritur së bashku përparime dhe për të bërë të qartë përgjegjësinë e vendeve të industrializuara. Prandaj qeveria gjermane e vë presidencën e G8 nën moton "zhvillim dhe përgjegjësi". Sepse ne duam që vendet e G8 ta marrin përsipër me të vërtetë pergjegjësinë për zhvillimet globale."