Futbolli gjerman dhe dukuritë e tij të huaja | Gjermania | DW | 12.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Futbolli gjerman dhe dukuritë e tij të huaja

Përpara një jave filluan sërish ndeshjet e futbollit të bundesligës gjermane. Por sa gjermane është në të vërtetë kjo bundesligë?

Ku janë lojtarët gjermanë?

Ku janë lojtarët gjermanë?

Të premten e kaluar filloi në Gjermani sezoni i dytë i Bundesligës. 3:0 fitoi Bayern München kundër Mönchengladbach-ut. Një gol e shënoi një anglez, dy të tjerat një hollandez.

Skuadra e VFL Volsfburgut luajti 2:2 kundër Borussia Dortmund-it; Golat i shënuan një argjentinas, një hollandez, një polak dhe një lojtar çek. Ndërkohë një lojtar 16 vjeçar turk u cilësua si lojtari më i ri i historisë së futbollit gjerman.

Në ndeshjen mes Hannover 96 dhe Hertha BSC Berlin, e cila përfundoi me rezultatin 2:2, golat i shënuan dy gjermanë, një polak dhe një brazilian.

Verder Bremen fitoi kundër Arminia Bielefeldit 5:2. 2 gola i shënoi për Verder Bremen një kroat, tre të tjerat dy gjermanë. Për Arminia Bielefeldin shënuan një serb dhe një afrikano jugor.

Ndërkohë Hamburg HSV fitoi 3:0 kundër FC Nürnberg. Golat i shënuan një boshnjak dhe një belg me origjinë afirkane.

Ndeshja mes MSV Duisburg dhe VfB Stuttgart përfundoi 1:1. Golat i shënuan një maroken dhe një brazilian. Pas golit, marokeni vrapoi tek fizioterapisti i ekipit, një japonez, dhe e falenderoi për masazhin që i kish bërë përpara lojës.

Falë golit të një turku, skuadra e 1. FC Kaiserslautern-it udhëhoqi deri në minutën e 70 1:0 kundër Gelsenkirchen-it, deri sa një danez mundi ta barazojë rezultatin. Stadiumi shpërtheu në brohoritje.


Skuadra e Eintracht Frankfurt-it humbi 1:4 kundër Leverkusen-it. Një maqedonas shënoi për Eintracht-in, ndërsa për Leverkusen shënuan një bullgar, një ukrainas, një polak dhe golin e katërt një gjerman.


Nga 32 golat e ditës së parë të ndeshjeve, vetëm 6 u shënuan nga lojtarë gjermanë. Ndër këta 6 gjermanë ndodhen 3 lojtarë me origjinë polake.

Por ku janë gjermanët, nipërit e të ashtuquajturës "Mrekullia e Bern-it"? Ata ndodhen diku ulur në tribunë dhe shohin se si vrapojnë të tjerët në fushë. Ose ndodhen diku duke udhëtuar mes pyesh dhe malesh e duke menduar mbi vlerat dhe filozofinë gjermane. Ndërkohë ministrja gjermane për mbrojtjen e konsumatorëve u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë më shumë produkte gjermane.

Përsa i përket pyetjes nëse Gjermania do ta fitojë kampionatin botëror të futbollit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, mund t´i përgjigjemi pa frikë me "PO". Së pari jo të gjithë lojtarët e përmendur më lart luajnë në një skuadër. Së dyti, shpresat e ekipit kombëtar gjerman janë varur tek sulmuesit nga Gana, Brazili dhe Polonia.

Futbolli është si jeta reale: Lojën nuk e fitojnë ata që evitojnë shumë gola, por ata që shënojnë një gol më shumë se kundërshtarët. Kështu që në rast se Oliver Kahn dhe lojtarët e tjerë të rezervës nuk do t´i humbasin të gjitha shanset, atëherë ëndërrat e gjermanëve për t´u bërë kampionë të botës mund të realizohen me të vërtetë.

  • Data 12.08.2005
  • Autor Baha Güngör
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar36
  • Data 12.08.2005
  • Autor Baha Güngör
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar36