Fundit i negociatave për lehtësimin e vizave deri në dhjetor të 2007 | Ballkani | DW | 30.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fundit i negociatave për lehtësimin e vizave deri në dhjetor të 2007

Në prani të ministrave të rendit të Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë si dhe të komisionerit përgjegjës për rendin dhe drejtësinë, Franko Fratinit, në Bruksel filluan bisedimet zyrtare për lehtësimin e regjimit të vizave për banorët e vendeve të Europës Juglindore

Franko Fratini

Franko Fratini

Zyrtari i lartë i BE-së, komisioneri Franko Fratini në prani edhe të 5 ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi ndër të tjera se afati i fundit i negociatave të saponisura për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e vendeve ballkanike duhet të përfundojë më së shumti deri në dhjetor të vitit të ardhshëm. Por ai nuk pranoi të shprehej se me cilin vend Bashkimi Europian do të fillonte këtë strategji të re të dhënies së vizave , por u mjaftua duke thënë se mesazhi politik i kësaj strategjie të BE-së është që Europa është me ju. Kjo është me rëndësi të veçantë, theksoi ai, kur dihet se çështja e lëvizjes së banorëve ballkanas në BE është në krye të agjendës të secilit prej vendeve që ndodhen këtu.

Por njëkohësisht komisioneri i BE-së e bëri të qartë edhe një herë tjetër se strategjia e re e BE-së për lehtësimin e vizave është e lidhur ngushtë me sigurinë e dokumentave të udhëtimit, parandalimin e krimit, të trafiqeve dhe kontrabandës së çfarëdolloji.

Ai theksoi po ashtu se ndërsa vendet e tjera të Europës juglindore ende nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen e ripranimit të emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre, me Shqipërinë e kemi raktifikuar këtë marrëveshje, dhe kjo përbën një shembull të mirë edhe për vendet e tjera. Ai deklaroi në prani edhe të ministrit shqiptar të rendit, Sokol Olldashi si dhe homologëve të tij nga vendet e tjera ballkanike, se « vlerësonte rezultatet e arritura muajt e fundit në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve si dhe kontrabandës me drogë si dhe në forcimin e aftësive të policisë shqiptare për të parandaluar veprimet keqbërëse. Muajt e fundit Shqipëria ka arritur suksese të rëndësishme në këto fusha » - pohoi komisioneri i BE-së, Franko Fratini.


  • Data 30.11.2006
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aram
  • Data 30.11.2006
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aram
Reklamë