Fundi i fshehtësisë - Polonia hap dosjet e Traktatit të Varshavës | Evropa | DW | 07.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fundi i fshehtësisë - Polonia hap dosjet e Traktatit të Varshavës

Megjithëse kanë kaluar 15 vjet nga rënia e perdes së hekurt dhe fundi i Traktatit të Varshavës, Polonia po hap këto ditë dosjet mbi Aleancën-Ushtarake.

Maj 2005, 60 vjetori i fundit të Luftës së II-të Botërore në Varshavë

Maj 2005, 60 vjetori i fundit të Luftës së II-të Botërore në Varshavë

Pritet me mjaft kurreshtje se çfarë sekretesh do të dalin nga tekstet e letrave strategjke dhe se çfarë kishte planifikuar Traktati i Varshvës si pol i kundërt dhe kundërshtar i NATO-s në luftën e ftohtë. Jo të gjithë anëtarët e dikurshëm të Traktatit Ushtarak të Varshavës e shohin me kënaqësi hapjen e dosjeve.

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë Radoslav Sikorski është implikuar në temat më të nxehta politike. Epoka postkomuniste në Poloni është tashmë në përfundim e sipër, u shpreh Sikorski gjatë ceremonisë së dorëzimit të dosjeve voluminoze të mbajtura deri tani në fshehtësi të plotë në arkivet e aleancës së atëhershmë lindore, Traktatit të Varshavës: "Unë kam hequr detyrimin për mbajtjen sekret për 90 për qind të këtyrë dosjeve. 10 për qind e këtyre dokumenteve do të shqyrtohen kontrollohen edhe një herë nga historianë dhe përfaqësues të shtabit të përgjithshëm të Polonisë. Ata do të vendosin nëse këto dokumente do t´i dorëzohen pastaj historianëve të institutit të historisë kombëtare. Unë mendoj se nuk ka asnjë kuptim të mbrojmë nderin e Leonida Brezhnjevit. Ne nuk iu atashuam me dëshirën tonë Traktatit të Varshavës"

1 445 volume të dosjeve të aleancës lindore ushtarake janë gjetur në kasafortat e arkivave të Ushtrisë ne Varshavë. Në to gjenden edhe plane strategjike si edhe urdhëra për veprime ushtarake, të cilat mund t´i venë në pozitë të vështirë për të dhënë sqarime përgjegjësite aleancës ushtarake të vetëshpallur. Kjo pasi në një stërvitje të shtabit të komandimit në vitin 1979 u provua për shembull goditja atomike direkte kundër NATO-s, eleminimi atomik duke përfshirë sigurisht të gjithë Evropën Qendrore. Që Polonia nga ana e saj ka aprovuar shkatërrimin e saj nga një kundërpërgjigje bërthamore e Perëndimit është për historianin Pavel Piotrovski e vetëkuptueshme: "Ne nuk ishim një vend i pavarur. Të gjitha vendimet e rëndësishme ne na imponoheshin. Dhe qeveria polake ashtu si edhe qeveritë e vendeve të tjera socialiste duhej vetëm t´i realizonin ato."

Me vendimin për të publikuar planet e luftës së aleancës ushtarake të themeluar në vitin 1955 në Varshavë, ministri i mbrojtjes së Polonisë Sikorski del kundër një marrëveshjeje të vendeve anëtare të ish-Traktatit sipas së cilës ato ishin klasifikuar si sekrete. "Në qoftë se marrëveshja do të ishte akoma ne fuqi, gjë që është e dyshimtë, sepse një pjesë e vendeve që e kanë nënshkruar atë nuk egzistojnë më. Pra nëse kjo marrëveshje do të kishte akoma vlerë, kalimi i dosjeve Institutit Kombëtar nuk është as publikim dhe as dorëzim tek një vend i tretë."

Historianët polakë kanë marrë parasysh një konflik të mundshëm politik me Moskën në lidhje me dorëzimin e dosjeve. Ata shpresojnë para së gjithash të gjejnë dokumenta shpjeguese për ngjarjet e 13 Dhjetorit 1981. Në atë kohë Gjenerali i Përgjithshëm Jaruzelski kishte shpallur gjendjen e luftës dhe kishte ndaluar sindikatën "Solidarnosh" duke argumentuar me një sulm të mundshëm ushtarak nga ana e shteteve anëtare të Paktit të Varshavës.

  • Data 07.01.2006
  • Autor Tomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCO
  • Data 07.01.2006
  • Autor Tomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCO