Fund i miqësisë? Fund i ″koalicionit të përkrahësve″ me largimin e italianëve? | Bota | DW | 17.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fund i miqësisë? Fund i "koalicionit të përkrahësve" me largimin e italianëve?

Kryeministri italian Silvio Berluskoni me deklaratat e tij për tërheqjen e trupave italiane nga Iraku ka shkaktuar çoroditje. Pas reagimeve të trazuara të amerikanëve dhe britanikëve, Berluskoni bëri një hap mbrapa. Gazetat italiane e citojnë kryeministrin Berluskoni ditën e sotme se ai nuk është shprehur kurrë për një datë të caktuar të tërheqjes së trupave. Në të njëjtën kohë gazeta "Il Foglio" citon shprehimisht Berluskonin, të ketë thënë se prej zgjedhjeve në Irak në 30 Janar, mund të bëhet fjalë për "dhënien fund të misonit". A po merr fund kështu "koalicioni i përkrahësve" të Amerikës?


38 vende i qëndruan përkrah Amerikës në luftën e saj kundër Irakut. Ky u quajt "koalicioni i përkrahësve". Ishte vënia krah për krah e njerëzve që kanë idenë e mirë të luftojnë të keqen. Por 38 vendet-, këto ishin Tonga, Moldavia që dërguan 12 ushtarë në Irak, Republika Domenikane dhe Zelanda e Re. Ishin gjeste simbolike. Nuk ishin çizme ushtarësh, pra jo ndonjë lehtësim i madh për amerikanët. Ai që po tronditet tanimë është thelbi. Po largohen mbështetësit e luftës në Irak, miqtë e Bushit. Italianët largohen prej fillimit të shtatorit. Ukraina i tërheq 1500 ushtarët e saj deri në tetor, po ashtu edhe hollandezët. Polonia synon deri në fillim të vitit 2006 të dërgojë 1700 trupat e saj në shtëpi. Toni Bler sheh me siguri me nervozitet kalendarin e tij. Pastaj nuk ka më njeri në Irak. Përveç amerikanëve të lodhur, që deri më tani kanë humbur 1511 ushtarë. Amerikanët kanë më shumë viktima se të gjithë ushtarët që dërguan 20 anëtarët e koalicionit së bashku.
"170.000 ushtarë luftojnë atje. 24 kombe në anën tonë"- thotë Bush. 150.000 trupat janë veçse amerikanë. Edhe katër vende të tjera kanë dërguar trupa numri i të cilave ja vlen të përmendet. Pjesa tjetër është heshtje.
Ja tani edhe tërheqja e trupave italiane. Ajo ishte e parashikueshme, detyrimisht dhe vetëm filimi, edhe pse ai do të duhej të shtyhej për më vonë.
Koalicionistët, thonë dhe bëjnë atë që amerikanët vetë nuk mund të thonë dhe bëjnë: Të kthehen në shtëpi dhe këtë duke e paralajmëruar. Prej kohësh flenë në sirtarët e Pentagonit gati planet e tërheqjes për amerikanët. Megjithatë Bushi për arsye politike nuk e bën publike këtë datë, atë që kërkojnë demokratët si Ted Kenedi.
Bushi e di se terrori në Irak nuk do të marrë fund sepse një president amerikan deklaron se tani mori fund. Ai e filloi luftën, por nuk e ka më në dorë t'a përfundojë atë. Kjo ndryshe nga koalicionistët. Ata mund të thonë: Për ne luftës i erdhi fundi. Po kthehemi në shtëpi.

Spanja e bëri hapin e parë në këtë drejtim. Edhe anëtarët e tjerë të koalicionit janë të lodhur. Lojaliteti me amerikanët dhe Xhorxh Bushin në këto kohë ka çmimin e tij. Dhe atë jo çdokush do ta paguajë. Berluskoni
është proamerikan. "Unë jam gjithmonë në anën e amerikanëve, edhe atëherë kur nuk e di se çfarë anë është ajo"- ka thënë njëherë Berluskoni. Por ai përveçse është mik i Bushit është edhe politikan. Dhe si i tillë ai e di se zgjedhjet nuk i fiton dot kur nuk e ke popullin me vete. Plumbat vdekjeprurës drejt makinës së gazetares italiane të sapo çliruar mund të kenë përshpejtuar tërheqjen e trupave italiane nga Iraku, por ato nuk janë preteksti.
Çfarë ju mbetet tanimë amerikanëve në Irak? Me siguri vetëdija se këtë luftë do të shkojë drejt fundit ashtu si e filloi atë presidenti i tyre njëherë: Gati vetëm.

  • Data 17.03.2005
  • Autor Miodrag Zoriç
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQ7
  • Data 17.03.2005
  • Autor Miodrag Zoriç
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQ7
Reklamë