Ftesa për në Nato- Reagime nga Maqedonia | Ballkani | DW | 30.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ftesa për në Nato- Reagime nga Maqedonia

Deklarata përfundimtare nga Samiti i Natos në Rigë në të cilën jepen vlerësime pozitive për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë drejt rrugës së tyre për anëtarësim në aleancën veriatlantike, ka zgjuar një interesim të madh edhe tek autoritetet politike në Maqedoni

Nikola Gruevski, kryeministri maqedonas

Nikola Gruevski, kryeministri maqedonas

Kryeministri, Nikolla Gruevski, tha se NATO-ja nga Riga ka dërguar një lajm të shkëlqyeshëm për Maqedoninë e cila do të bëjë çmos që deri në vitin 2008 ta meritojë ftesëm për anëtarësim të plotë në NATO. Duke respektuar hapat që i ka ndërmarrë NATO-ja, Maqedonia nuk ka për qëllim që pas samitit të Rigës të relaksohet në zbatimin e reformave, por përkundrazi ka theksuar Gruevski në të ardhmen do të vazhdohet edhe me reforma më cilësore në përbushjen e standardeve të NATO-s.

Partitë politike shqiptare, PDSH dhe BDI kanë përshëndetur deklaratën e Rigës për vendet e grupit të Adriatikut. Anëtarësimi në NATO është një proces kompleks i cili kërkon vazhdimësi në zbatimin e reformave. Deputeti Ruzhdi Matoshi nga PDSH dhe Rafiz Haliti nga BDI thonë se këto subjekte do t’i mbështesin në tërësi të gjitha angazhimet e vendit për anëtarësim në NATO.

Partia më e madhe opozitare, LSDM, vlerëson se deklarata e samitit të NATO-s në Rigë nuk do të thotë përkrahje blanko dhe sinjalet e Rigës nuk duhet të na mahnitin, por përkundrazi duhet ti mobilizojnë të gjitha forcat që në vitin 2008 Maqedonia të anëtarësohet në NATO, ka theksuar koordinatori i LSDM-së, Jani Makraduli.

Analisti Mersel Bilalli,vlerëson se mesazhi i Rigës është shumë më i fuqishëm se sa që pritej nga opinioni në vend: “Mendoj se rrjedhat politike në rajon dhe aspekti i situatës në Afganistan, jane dy segmente kyçe që sinjalet e dhëna janë tejet avancuese.”- ka deklaruar analisti Mersel Bilalli.

Gjithnjë sipas tij për anëtarësim të një shteti në NATO nuk janë të mjaftueshme vetëm reformat në sferën e mbrojtjes. “Reformat e tjera janë të nënkuptueshme pasi që aleanca NATO nuk paraqet vetëm strukturë ushtarake, por edhe politike madje edhe ekonomike edhe sociale kohëve të fundit.”

Objektivisht vlerësimet e samitit të NATO-s në Riga duhet pranuar me një dozë realitetiti meqë duhet të jemi të vetëdijshëm se reformat në Maqedoni kanë pas një stagnim krahasuar me vendet fqinje, fakte këto të cilat mund të vërtetohen edhe me të dhëna statistikore. Por marrë në përgjithësi, thotë Mersel Bilalli shtetet e grupit të Adriatikut kanë marrë një mbështetje të fortë drejt rrugës së anëtarësimit të plotë në NATO.

  • Data 30.11.2006
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arao
  • Data 30.11.2006
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arao
Reklamë