1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fshehur në tren mallrash drejt Gjermanisë

8 Shtator 2017

Policia gjermane po kontrollon tani shpesh trenat e mallrave nga Italia dhe Austria, sepse tani shumë refugjatë mundohen të hyjnë në Gjermani me to.

https://p.dw.com/p/2jXIw
Deutschland Flüchtlinge aufgegriffen am Bahnhof Rosenheim
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Gebert

Stacioni i trenit i Rosenheim. Polica ndalon këtu jashtë planit një tren mallrash nga Italia. Që nga ora katër e mëngjesit policia gjermane është në kërkim të emigrantëve ilegalë. Për shkak se trenat e udhëtarëve po kontrollohen gjithnjë e më shumë,  tani refugjatët mundohen të hyjnë në Gjermani me trenat e mallrave.

Policët kontrollojnë nëse vagonët janë të plumbuar dhe nëse vula e plumbit është e dëmtuar. Në qoftë se po ata i hapin vagonët për kontroll. Shumë azilantë fshihen poshtë vagonëve. Forcat tokësore mbështeten nga ajri nga helikopterë me kamera me rreze infra të kuqe. Kur ata diktojnë diçka njoftojnë patrullat në tokë.

Deutschland Österreich Grenze Polizei Flüchtlinge
Fotografi: picture-alliance/AP/M. Schrader

Ora 7 e mëngjesit në Raubling pranë Rosenheimit. Polica kontrollon një tren mallrash që po vjen nga Verona. Treni ka kaluar nga Italia në Austri para se të hyjë në Gjermani. Papritur në fund të trenit shpërthen paniku: poshtë një vagoni janë fshehur dy refugjatë afrikanë, që kanë provuar të hyjnë në Gjermani duke shfrytëzuar natën. Refugjatët janë të raskapitur, mezi dalin nga vendi ku janë fshehur. Afrikanët duhet të kenë kaluar rreth nëntë orë në tren. Ata janë nga Nigeria dhe i kanë hipur trenit të mallrave në Bolzano të Italisë. Bolzano është vendi nga kalojnë të gjithë trenat e mallrave që vijnë nga Italia për Evropë, dhe prej këtu nisen shumë refugjatë.

Deutschland Flüchtlinge Datenerfassung
Policia u merr refugjatëve shenjat e gishtrinjveFotografi: Getty Images/S. Gallup

Refugjatët e arrestuar në Rosenheim merren në pyetje nga policia me ndihmën e një përkthyesi. Prej përgjigjeve varet nëse afrikanët do t'i kthejnë në Austri apo nëse do t'u lejohet të kërkojnë azil në Gjermani. Pas rreth tri orësh policët marrin edhe përgjigje për shenjat e gishtrinjve. Nigerianët janë regjistruar edhe diku tjetër në Evropë. Dhe në fund të marrjes në pyetje del se afrikanët nuk kanë shkaqe për azil në Gjermani. Ata do t'i kthejnë për në Austri. Prej aty ata ndoshta do t'i dëbojnë për në Itali, në vendin ku kanë shkelur fillimisht territorin e BE-së.