Fryma e Xhakartës - konferenca e ndihmës për viktimat e tërmetit nënujor në Azi jep një sinjal pozitiv | Bota | DW | 07.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fryma e Xhakartës - konferenca e ndihmës për viktimat e tërmetit nënujor në Azi jep një sinjal pozitiv

Një nga rezultatet më të rëndësishme të konferencës ndërkombëtare në Xhakartë për vendet e Azisë të prekura është: krijimi i një sistemi paralajëmrues nga tsunami në oqeanin Indian. Gjithashtu u vendos të shtohen ndihmat ndërkombëtare për viktimat e baticës. Por ka edhe arësye të tjera për një bilanc pozitiv.

Konferenca në Xhakarta

Konferenca në Xhakarta

Ai që vëzhgon konferencat dëshiron reuzltate prej tyre. Në Xhakartë pati mjaft rezultate. Së pari: do të instalohet një sistem paralajmërimi nga baticat për oqeanin Indinan. Ky është një vendim shumë pozitiv. Për 300 vjet në oqeanin Indian nuk ka pasur batica të mëdha dhe ndoshta edhe në 300 vjetët e ardhshëm nuk do të ketë më batica shkatërrimtare. Por ajo që ndodhi tani, ishte vdekjeprurëse për shumë njerëz dhe një gjë e tillë mund të përsëritet në çdo kohë. Njerëzit në Azi kanë nevojë për këtë sinjal, që t´u japë atyre të kuptojnë, se: "qeveria mendon për ta, veçanërisht tani, por edhe në të ardhmen."

Burra, gra dhe kryesisht fëmijë në rajonet e krizës janë traumatizuar nga katastrofa. Korrespondentët në rajonet e krizës takojnë vazhdimisht fëmijë që nga frika nuk kanë guxim të luajnë në breg të detit. Qindra mijëra njerëz jetojnë me panikun dhe tmerrin tek shohin blunë e thellë të oqeanit Indian. Në këtë rajon po rritet tani "brezi i tsunamit", një gjeneratë që nuk ka më ndjenjën e të qenit i mbrojtur dhe i sigurtë. Sistemi paralajmërues nga tsunami edhe pse nuk mund ta pengojë një katastrofë të tillë natyrore, të paktën ai mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish. Një sistem i tillë do të bëjë që dikur fëmijët sërish të kenë guxim të dalin në breg të detit.

Rezultati i dytë i konferencës në Xhakartë: Vetëm OKB-ja do të koordinojë ndihmën ndërkombëtare dhe asnjë organizatë ose grup tjetër në botë. Edhe ky është një zhvillim pozitiv. Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, së fundi krijoi një grup bërthamë të përbërë nga katër shtete. SHBA, Australia, Japonia dhe India sipas Bushit duhet të koordinonin ndihmën ndërkombëtare, duke anashkaluar OKB-në dhe pa marrëveshje me askënd. Për SHBA nuk është ndonjë gjë e re aksionizmi duke injoruar OKB-në. Por tani për fat, pas konferencës së Xhakartës morri fund grupi bërthamë i Bushit për ndihmat. Bushi do t´ia bësojë punën atij që paguhet për këtë.

Në këtë mënyrë rezultati i tretë i konferencës është fryma e Xhakartës. Bota po bashkohet, deklaroi mëse me vend Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, duke shtuar, se bota po reagon dhe po tregon solidaritet. Sekretari i Përgjithshëm ndjeu një frymë krejt të veçantë në sallën e konferencës. E me të vërtetë që rezultati i tretë i kësaj konference mund të perceptohet si diçka shpirtërore: fryma e Xhakartës nuk është diçka që mund të protokollohet nëpër dosje, apo të formulohet në një deklaratë përmbyllëse, e megjithatë ajo është e rëndësishme. Kjo frymë demonstron, se në sfondin e vuajtjeve të pamasa në zonat e katastrofës, shtetet e kësaj bote po afrohen me njëri-tjetrin.

Eshtë dikush që të ndihmon, kur ti ke nevojë kudo në botë: ky është sinjali që del nga kjo konferencë. Kjo u jep njerëzve kudo që janë, e kryesisht atyre në zonat e përmbytura, sigurinë se nuk janë vetëm dhe shpresën, se do të behët më mirë.

  • Data 07.01.2005
  • Autor Tomas Mohr
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArR4
  • Data 07.01.2005
  • Autor Tomas Mohr
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArR4
Reklamë