1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fronti kundër SHBA-së rritet - Edhe Kanadaja me padi

2 Qershor 2018

Vetëm pak orë pas Bashkimit Europian, Kanadaja ka bërë të ditur se do të padisë SHBA në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland i quajti ilegale doganat për çelikun dhe aluminin.

https://p.dw.com/p/2ypgb
Chrystia Freeland Außenministerin Kanada
Ministrja e jashtme kanadeze, Chrystia FreelandFotografi: picture-alliance/empics/P. Doyle

Doganat e vendosura nga qeveria amerikane me pretekstin e sigurisë kombëtare janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të SHBA-së dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, OBT, bëri të ditur ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Feeland. Për Kanadanë, aleatin më të të rëndësishëm dhe blerësin më të madh të çelikut nga SHBA, këto dogana janë „të papranueshme". Vendi i saj do të mbrojë „punonjësit kanadezë dhe interesat kanadeze ndaj proteksionizmit, që e minon sistemin botëror tregtar", theksoi Freeland.

Belgien Stahlwerk ArcelorMittal
Fotografi: Reuters/Y. Herman

Protesta rritet

Doganat ndëshkuese amerikane për çelikun (25%) dhe aluminin (10%) për BE, Kanadanë dhe Meksinën hynë në fuqi të premten në mëngjes. Të tre partnerët tregtarë të SHBA-së i quajnë ato të padrejta. Si BE edhe Kanadaja dhe Meksika kanë bërë të ditur se do të vendosin dogana për produktet amerikane. Kanadaja planifikon dogana miliardëshe për produket agrare nga SHBA. Kosi, kafeja dhe lavatriçet nga SHBA do të kenë dogana ndëshkuese. Meksika do të vendosë dogana për llampat dhe mollët nga SHBA.

Cecilia Malmström
Fotografi: picture-alliance/EPA/S. Lecocq

Ndërsa BE ka bërë që më parë të ditur kundërmasat, dogana për produkte amerikane që kapin një vlerë prej 2,8 miliardë dollarë, si uiskin, xhinset dhe gjalpin e kikirikut. Europianët paraqitën tek OBT ankesë zyrtarisht dhe po shohin mundësinë e doganave për produktet amerikane. Komisarja e BE për Tregtinë, Cecilia Malmströem tha se BE nuk i pranon këto dogana mbrojtëse ilegale të SHBA-së. „SHBA luan një lojë të rrezikshme", tha Malmöstrom. Doganat amerikane janë „proteksionizëm i pastër." Edhe Gjermania bën thirrje që europianët të paraqiten „të vendosur e me vetëbesim". „Ndoshta kështu edhe mund ta ndalim një luftë tregtare", tha ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier.

 

la/(dpa, afp)