1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frontex-i kritikon operacionet e shpëtimit në Detin Mesdhe

27 Shkurt 2017

Agjencia për Mbrojtjen e kufirit të BE-së Frontex ka rezerva ndaj shpëtimit të refugjatëve në brigjet e Libisë.

https://p.dw.com/p/2YKLB
Libyen Flüchtlinge in Misrata
Fotografi: Ricardo García Vilanova/Photographic Social Vision

Ka disa kohë që organizata të ndryshme humanitare shpëtojnë në mënyrë të përsëritur refugjatëve nga anije të vjetëra në brigjet e Libisë. Kjo është vërtet një gjë e mirë, por pjesërisht kundërproduktive, mendon Agjencia për Mbrojtjen e kufirit Frontex dhe ka rezerva serioze ndaj kësaj praktike.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e kufirit të BE-së Frontex, operacionet e shpëtimit të organizatave humanitare në brigjet e Libisë në Detin Mesdhe kanë sjellë me vete një zhvillim të gabuar. Ne nuk duhet "t'i mbështesim rrjetet kriminale të trafikantëve të refugjatëve duke shpëtuar me anijet evropiane sa më tepër emigrantë në afërsi të bregdetit të Libisë," - tha drejtori i Frontex-it Fabrice Leggeri për gazetën "Die Welt".

Symbolbild Flüchtlinge Mittelmeer EU
Një varkë me refugjatë në bregdetin e Libisë në MisrataFotografi: Reuters/I. Zitouny

Një veprim i tillë çon në atë që trafikantët të ngarkojnë nëpër anije të vjetra dhe të pasigurta për lundrim gjithnjë e më shumë emigrantë se në vitet e mëparshme. "Prandaj, ne duhet ta analizojm edhe një herë konceptin aktual të masave të shpëtimit përpara bregdetit të Libisë", tha Leggeri.

Aksionet e shpëtimit të organizatave të ndihmës humanitare sjellin me vete probleme sa i përket luftimit të bandave të trafikantëve, tha shefi i Frontex-it. "Kohët e fundit 40 për qind e të gjitha aksioneve të shpëtimit janë ndërmarrë nga organizata joqeveritare", tha Leggeri. "Kjo ka çuar edhe në faktin se autoritetet evropiane të sigurisë nuk kanë mundësi që duke i marrë në pyetje emigrantët të mësojnë më shumë rreth rrjeteve të kontrabandës dhe të trafikantëäve dhe të nisin hetimet ndaj tyre."

Frontex Chef Fabrice Leggeri in Berlin
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Macdougall

Ne kemi nevojë për një kombinim mes masave të mbrotjes së kufirit dhe mundësive për të ardhur legalisht në vendet e BE-së, tha shefi i Frontex-it. Po ashtu ai tha se i rëndësishëm ëdhtë edhe një kooperim i ngushtë me vendet e orgjinës dhe ato të tranzitit, si Nigeria.