Freedom House publikoi raportin për të drejtat e njeriut | Politika | DW | 23.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Freedom House publikoi raportin për të drejtat e njeriut

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon pas raportit të Freedom House për të drejtat dhe liritë politike në Shqipëri

Tirana

Tirana

Në raportin vjetor të Freedom House, një organizatë amerikane për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut me qendër në Nju Jork, Shqipëria rezulton një vend, i cili nga 2002- 2004, nuk ka ndonjë rritje te nivelit të këtyre të drejtave.

Kjo organizatë, vë në dukje se në Shqipëri funksionon një demokraci elektorale, por të drejtat që gëzojnë qytetarët e saj janë më poshtë se ato në Rumani apo Bullgari dhe në të njëjtin nivel me vendet fqinjë: Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi.

Vasilika Hysi, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit nuk është plotësisht në një mendje me këtë klasifikim të Shqipërisë: "Të drejtat politike vërtet kanë qenë problematike në periudhën në fjalë 2002 - 2004. Por ka patur edhe përmirësime. Po të shohim proceset elektorale standartet kanë ardhur duke u përmirësuar, por ka patur probleme me të drejtat e njeriut, kontestimet e subjekteve politike apo te kandidateve për deputet, mangësi të konstatuara në raportet e OSBE/ ODIHR- it apo në ato të organizatave vendase për proceset zgjedhore. Shkurt, Kodi elektoral dhe zbatimi i tij ka patur probleme.

Një moment tjetër i problematikes lidhur me te drejtat politike të qytetarëve të Shqipërisë janë niveli i kushteve të paraburgimit dhe i burgjeve. Ka raste të shkeljes së të drejtave të personave në momentin e ndalimit dhe të arrestimit, ka raste të përdorimit të dhunës fizike apo psiqike në momentet e para të shoqërimit ose të ndalimit, ka raste të mosrespektimit të së drejtës për të patur një avokat në të gjitha rastet, ka zvarritje të procedurave gjyqësore që cënojnë të drejtat e të paraburgosurve. Nuk duhet mohuar që në burgje ka përmirësime të kushteve por mbetet ende mjaft pët t´u bërë."
Një moment që ka rëndësinë evet ne garantimin e të drejtave politike janë ligjet dhe aktet nënligjore. Sipas Vasilika Hysit" ka patur përmirësime në vitet 2002- 2004 në hartimin e legjislacionit që garanton të drejtat politike të qytetarëve.

Por në aspektin praktik përmirësimet kanë qenë të pakta"
Faktorët që ndikojnë në rritjen e nivelit të të drejtave politike sipas Vasilika Hysit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit janë kompleksë. Si më të rëndësishmit ajo rradhit stabilitetin e situatës politike në vend, një funksionim të mirë të tre pushteteve: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor dhe së fundi zbatimi i ligjeve. Shqipëria ka inflacion në hartimin e ligjeve, që janë mjaft të mira por ka mangësira të konsiderueshme në zbatimin e tyre.

Nuk është pa rëndësi edhe ndërgjegjësimi i publikut pë nevojën e njohjes dhe respektimit të ligjeve nga administrata publike por edhe nga vetë qytetarët apo monitorimi i qeverisë nga organizata të huaja apo vendase" pëfundon Vasilika Hysi.

  • Data 23.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrj
  • Data 23.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrj