Franca dhe Malta pranojnё refugjatёt e shpёtuar nё Mesdhe | Evropa | DW | 15.07.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Franca dhe Malta pranojnё refugjatёt e shpёtuar nё Mesdhe

Italia duke ndjekur njё kurs tё rreptё ia ka dalё qё zёri i saj tё dёgjohet nё BE lidhur me politikёn e migracionit. Njё pjesё e refugjatёve, tё shpёtuar nё Mesdhe nuk i merr Italia, por Franca dhe Malta.

Kryeministri i ITalisё Giuseppe Conte njoftoi nё Facebook, se Malta prehur gatishmёri pёr tё üranuar secila nga 50 prej 450 refugjatёve tё shpёtuar, tё cilёt tё kapur nё Mesdhe tё shtunёn (14.07)pёr orё tё tёra u mbajtёn nё dy anije ushtarake. Conte shkruan mё tej, se pret qё edhe vende tё tjera tё BE-sё tё reagojnё.

Marrёveshjet me Maltёn dhe Francёn u arritёn "pas njё dite me telefonata dhe shkёmbime me shkrim" me tё gjithё krerёt e 27 vendeve tё BE-sё, njofton mё tej Conte. Gjatё kёtyre kontakteve ai "u ka sjellё nё vёmendje atyre logjikёn e shpёrndarjes dhe konkluzionet" e samitit tё BR-ё nё fund tё qershorit.

Tё shpёtuar nga varka prej druri

Dy anije tё agjencisё europiane pё rmbrojtjen e kufirit, Frontex, tё shtunёn shpёtuan nё Mesdhe duke i sjellё para brigjeve italiane 450 refugjatё nё gjendje tё vёshtirё, tё cilёt lundronin nё Mesdhe me barka prej druri. Ministri iBrendshёm i Italisё Matteo Salvini refuzoi t'i pranojё nё vend refugjatёt, duke deklaruar se ata duhen dёrguar nё Maltё ose tё kthehen nё Libi.

Tё premten Roma donte ta bindte qeverinё e Maltёs qё t'i pranonte kёta refugjatё. Por Malta argumentoi, se anija ndodhet mё pranё territorit shtetёror italian se sa atij maltez. Po ashtu refugjatёt preferonin mё shumё zbarkimin nё Itali.

Frontexi tё shtunёn i shpёtoi refugjatёt nga barka prej druri duke i shpёrndarё ata nё anijet e veta ushtarake. Tetё gra dhe fёmijё u dёrguan pёr trajtim mjekёsor nё ishullin italian Lampeduza.

Letёr Tuskut dhe Junckerit

Ngjarjet nё Mesdhe konfirmojnё, se arritjet e samitit tё BE-sё nё fund tё qershorit duhet tё zbatohen shpejt dhe pa ngurrim, shkruan Conte nё letrёn drejtuar krerёve tё vendeve tё BE-sё. Nё Bruksel Conte pati insistuar, qё vendet e tjera anёtare tё kontribuojnё pёr t'ua lehtёsuar barrёn vendeve nё kufijtё e jashtёm tё BE-sё, duke pranuar mё shumё refugjatё qё shpёtohen nё det tё hapur. Conte u ka shkruar pёr kёtё rast edhe presidentit tё Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker dhe kryetarit tё Kёshillit Donald Tusk.

Italia ndihet e mbingarkuar me problemin e refugjatёve. Qeveria e re nё Romё dhe nё radhё tё parё ministri i Brendshёm i sё djathtёs populiste Matteo Salvini insistojnё pёr mё shumё mbёshtetje nga partnerёt nё BE. Pёr tё rritur presionin javёt e fundit disa herё ёshtё refuzuar pranimi i anijeve me refugjatё. Italia ёshtё vendi, ku mbёrrijnёmё sё shumti refugjatёt, qё pёrmes Mesdheut duan tё futen nё vendet e BE-sё.

jmё/mak (dpa, afp)