Fraksionet në parlamentin evropian | Evropa | DW | 09.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fraksionet në parlamentin evropian

Nga data 10 deri 13 qershor zhvillohen zgjedhjet për parlamentin evropian


Demokratet evropianë ndryshe EVP përbejnë grupin më të madh me 232 nga 626 deputetet e parlamentit evropian. Sigurisht që ky fraksion kërkon ta ruajë këtë pozicion edhe një periudhen e ardhshme legjislative. Kandidati kryesor i unionit kristian demokrat gjerman është Hans Gert Pëttering.
Ai ka pervojë prej vitesh në politikën evropiane. Kristiandemokrati gjerman bën pjesë në parlamentin evropian që prej zgjedhjeve të vitit 1979. Që prej 1999 ai është kryetari i fraksionit të EVP në parlamentin evropian, i cili edhe këtë vit desheron të kryesojë Pëttering thotë:
"Ne kemi shanse te mira, për të fituar serish zgjedhjet. Si parti popullore evropiane, këtu bëjnë pjesë kristiandemokratët dhe liberalet dhe një pjese e partive me orientim konservator, por të gjitha jemi parti popullore evropiane. Dhe unë jam i sigurtë që edhe në këto zgjedhje do të jemi forca më e madhe."
Po të ndodhë keshtu EVP është për herë të dytë forca drejtuese në parlamentin evropian, sepse 20 vjet me rradhe nga 1979 deri 1999 SPE fraksioni i partisë socialdemokrate të Evropës, ka patur shumicën e deputeteve.
Historia e partisë popullore evropiane nis në vitin 1953 kur quheshin kristian demokratë. 1979 e nderruan emrin në Partia Popullore Evropiane pas zgjedhjeve të 1999 ky emer u plotesua me shtesen "demokratet evropiane", për të cilën këmbëngulën britanikët.
"Për ne është shumë me rendesi që të perfundojmë kushtetutën evropiane ky është për ne prioriteti. BE është zgjeruar me 10 shtete. Kjo është një ngjarje historike, për të cilën as nuk kam mundur të enderroj në rininë time, që shtete dikur komuniste të bëhen anëtarë të BE. Dhe tani na duhet kushtetuta evropiane."
Krahas kushtetutës një pikërendesë e punës së tij është integrimi i vendeve të Evropës Lindore në BE. Pëttering ka shetitur në pranverë me autobuz në Slloveni, Hungari, Sllovaki dhe republikën çeke, për t´u takuar atje me përfaqësuesit e partive kristiandemokrate dhe për të biseduar për qëllimet e perbashketa.
Në Pragë ai u takua me ministrin e jashtem çek, Cyril Svoboda, i cili është edhe zv kryetar i partisë kristiandemokrate çeke:
Svoboda thotë
"se partia e tij kerkon në radhe të parë që Evropa të luftoje e bashkuar në luftën kunder terrorit, që të mos perçahet në çeshtjet kryesore të se nesermes. Ne duam që të jetojnë vlerat konservatore dhe ata janë në rradhe të parë mundesitë e të renit dakord në BE." Edhe CDU-ja gjermane përsa i perket terrorizmit është e mendimit se BE duhet të shtojë mjetet për sigurinë e perbashkët.


Socialistet kanë simbol një trendafil të kuq në flamurin evropian. Që prej 50 vjetesh ekziston bashkimi i partive socialdemokrate dhe socialiste të Evropës, SPE. Për 20 vjet ky fraksion kishte votat më të shumta. Por që prej votimeve të fundit SPE ka vetem 173 nga 622 deputetet e parlamentit evropain dhe ka rënë keshtu në vendin e dytë. Prefesori grek i drejtësisë, Dimitris Tsatsos, përfaqëson që prej 25 vjetesh socialistet panhelenikë të Pasokut. Për të mirëqënia, barazia sociale, vendet e punës, një globalizim human dhe kushtetuta evropiane janë detyrat kryesore të socialisteve
"Me të gjtiha keto pika ne duam t´ia bëjmë qytetareve më të besueshem BE. Ky është edhe problemi i BE se kjo afersi me qytetaret është një premtim që deri sot ka mbetur vetem premtim."
Dimitris Tsakos do të arrijë që me gjithë luftimin e terrorizmit liritë qytetare dhe vlerat e majta të ruhen. Ketu ai sheh një ndryshim të madh me konkurrentet konservatore.
"Të mbash një fraksion, i cili prej zgjerimit të BE në maj perbehet nga 32 parti të ndryshme dhe 25 nacionalitete është shumë e veshtirë. Nga çdo vend anëtar vjen së paku një përfaqësues si psh nga Qiproja. socialdemokratët gjermanë kanë 35 deputetë , Në vendet perkatëse zgjidhen vetëm partitë nacionale. Jo SPE si e tillë. Kritikën e politikanëve konservatorë se në fraksionin socialist vijnë tani edhe postkomunistet Dimitris Tsasos e hedh poshtë.

"Politika nuk është parajsë, aq më pak ne vendet ku nuk ka patur politikë, në kohet e komunizmit. Nqs njerezit vijnë ketu me ketë shkolle atehëre dueht ta ndryshojnë atë. Ose partia dhe vendi duhet të mendojnë ne se duhet t´i dergojnë keta njerez tek ne. Por kesaj do ia dalim mbanë."

Shanset për socialdemokratët në Gjemani nuk janë të medha mendon deputeti gjerman Martin Schulz. Socialistet moren guxim nga fitorja e fundit në zgjedhjet në Spanjë.

Para 20 vjetesh hynë për herë të parë në parlamentin evropian të gjelbrit. Aktivistet për mbrojtjen e mjedisit, të lëvizjes paqesore dhe të drejtave te grave nuk u moren shumë serizisht në fillim nga koleget e partive të tjera. Kjo ka ndryshuar rrenjesisht. Me 35 nga 626 deputete ata kanë mundur të thonë fjalën e vet.

"Me punë të madhe i kemi bere avash vend vetes dhe kemi fituar prestigj. Tani në këtë parlament mund të organizojmë iniciativa psh për politikën agrare. Aty kemi sjelle pak rregull."
thotë Friedrich Wilhelm Grafe zu Baringdorf. Ai është më i vjetri nder të gjelbrit të parlamentin evropian. Së bashku me 10 të gjelbër nga Gjermania, Belgjika dhe Hollanda ai hyri 1984 në parlamentin e Strasburgut. Sot janë 31 të gjelbër nga 11 kombe. Ata janë fraksioni i 5 për nga madhesia. Por kanë mundur të bëjnë dicka thotë parlamentarja e të gjelberve Hiltrud Breyer. "Ne këte periudhe legjislative kemi qenë shumë të suksesshem si në mbrojtjen e mjedisit, të konsumatoreve. Kemi arritur shumë më teper se vitet e kaluara. Për t´i dhene formë vizionit evropian të gjelbrit në shkurt të ketij viti krijuan në Romë një parti të përbashket evropaine. Me një fushate të perbashket në 25 vendet e BE ato do të propagandojnë largimin nga politika atomare, energitë e rinvueshme dhe kunder ushqimeve të manipulura gjenetikisht.
Përfaqëseus të të gjelberve nga vendet e reja anetare të BE nuk kanë shume shanse të hyjnë në parlamentin evropian, sepse partitë e gjelbra atje janë të reja dhe kanë pak peshe ne vendet e tyre.

  • Data 09.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH7
  • Data 09.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH7