1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcim i bashkëpunimit - Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së konsultohen për luftën kundër terrorizmit

Ulrike Bose13 Korrik 2005

Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të 25 shteteve antare të BE-së u mblodhën të mërkurën në Bruksel në një takim të jashtëzakonshëm për t´u konsultuar mbi masat që duhen marrë në të ardhmen pas sulmeve në Londër. Në qendër të diskutimeve ndër të tjera ishte edhe çështja e debatueshme për regjistrimin e telefonatave dhe të të dhënave të internetit.

https://p.dw.com/p/Aqjt
Takimi i ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së në Bruksel
Takimi i ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së në BrukselFotografi: AP

Presidenca britanike e BE-së, Komisioni i BE-së, si dhe përfaqësues të 25 vendeve antare, ndër ta edhe ministri i brendshëm gjerman Oto Shili, bënë thirrje për të bashkëpunuar më fort në luftën kundër terrorizmit. Presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Barrozo tha, se BE-ja pas sulmeve në Londër po e fillon nga zeroja, por: "Ky është një çast që rezistencën duhet ta përballojmë në bashkëpunim të ngushtë duke shfrytëzuar plotësisht mundësitë e bashkëpunimit në nivel të BE-së. Këtë presin qytetartë prej nesh."

Oto Shili në hapje të konferencës së ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së deklaroi: "Unë bashkohem me mendimin e homologut dhe mikut tim britanik Çarls Klark, që duhet ta përshpejtojmë ritmin për inciativa të caktuara. Kjo vlen si për të dhënat e telekomunikacionit, regjistrimi i të cilave është urgjentisht i nevojshëm, sepse në këtë mënyrë ne mund të kemi mundësi më të mëdha dhe më të shumta hetimi nga sa kemi pasur më parë."

Gjermania do që të dhënat mbi ndërlidhjet e realizuara telefonike, që aktualisht regjistrohen për qëllime pagese, në të ardhmen të ruhen një vit, në mënyrë që policia të ketë akses në to, në rast se ka dyshime, theksoi ministri Shili. Rezervat që ka ngritur Parlamenti Evropian ndaj këtyre rregullave duhet të kapërcehen. Këtë e kërkoi nga komisioni i politikës së brednshme në Parlamentin Evropian edhe ministri i brendshëm britanik Çarls Klark në funksionin e kryesuesit të radhës të këshillit ministeror të BE-së. "Unë dua të tërheq vëmendjen për ata që mendojnë, se duam të krijojmë një shoqëri të survejuar të tipit big brother, kjo nuk është e vërtetë."

Komisioni i BE-së ka shpallur një propozim të vetin për në shtator për regjistrimin e të dhënave dhe paralelisht edhe një inciativë për mbrojtjen e sekretit të të dhënave. Iniciativa të tjera anti-terror duhet të përmirësohen në bashkëpunim me policinë dhe autoritetet e drejtësisë të vendeve antare. Qëllimi është që të garantohet një zbulim më i mirë i lëndëve shpërthyese të humbura apo të vjedhura. Autoritetet përkatëse gjithashtu duhet të merren edhe me çështjen e radikalizimit të të rinjve. Oto Shili bëri thirrje, që sistemet e të dhënave që po aplikohen si të dhënat daktiloskopike, apo sistemi i ardhshëm i informacionit mbi vizat, në të ardhmen të jenë të hapura për policinë. "Terrorizmi është një kërcënim serioz për shoqërinë tonë të hapur. Ndaj ne duam që shoqëritë tona të hapura të mos ndryshojnë parimet e tyre, këtë nuk duhet ta harrojmë, por ne duhet të jemi të përgatitur."

Ministri i brendshëm britanik Çarls Klark u tha eurodeputetëve, se çështja e ruajtjes së të drejtave të qytetarëve duhet të trajtohet me maturi në sfondin e luftës kundër terrorizmit. Nga ana tjetër e drejtë e qytetarëve është edhe që ata të lejohen ta përdorin metronë në Londër, pa u hedhur ne erë, nënvizoi ministri britanik.