Forcat paqeruajtëse: Angazhim i plotë për sigurinë në Kosovë | Ballkani | DW | 08.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Forcat paqeruajtëse: Angazhim i plotë për sigurinë në Kosovë

Forcat e KFOR-it, do të vazhdojnë punën për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kështu do të vazhdohet edhe pas zgjidhjes së statusit. Kështu tha komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Roland Kather në një konferencë për media në Prishtinë

Gjenerali Roland Kather duke marre detyren

Gjenerali Roland Kather duke marre detyren

Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman, Roland Kather, tha se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme, ndërsa, trupat e KFOR-it, do të vazhdojnë të punojnë në krijimin e paqes dhe sigurisë për të gjith qytetarët e Kosovës. Gjenerali gjerman, tha se, KFOR-i, është në pritje të paraqitjes së propozimit për statusin e Kosovës nga ana e ndërmjetësit Marti Ahtisari, mirëpo, zgjidhja e statusit nuk do të ndryshoje misionin e forcave paqeruajtëse. Këto komente, komandanti i KFOR-it, i bëri në një takim e gazetarët, të parin për vitin 2007, vit i cili sipastij, do të jetë vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

Forcat paqeruajtëse do të kontribuojnë në krijimin e paqes dhe sigurisë, tash dhe pas statusit, me të njejtin mandat, të njejtin organizim dhe të njëjtin vision. Nuk do të ketë ndryshime gjatë vitit 2007, tha gjenerali Roland Kather.

Unë e di se qytetarët e Kosovës e refuzojnë dhunën dhe ata janë të vetdijshëm se cilado lloj dhune nga kushdoqoftë dhe nga cilido komunitet që mund të vijë do të dëmtojë proceset dhe të ardhmen e Kosovës. Forcat paqeruajtëse do të përgjigjjen me të gjithë forcën kundër cdo grupi apo individi që tenton të minojë paqen dhe sigurinë në Kosovë, tha gjenerali, Roland Kather.

Ne nuk kemi identifikuar ndonjë strukturë paralale apo grup paramilitar, mirëpo, është realitet se disa persona të papërgjegjshëm në mënyrë individuale kanë formuar disa grupe me një prapavijë kriminale. Ne jemi duke punuar së bashku me SHPK-së, që të identifikojmë këto grupe, mirëpo deri tash është vet SHPK-së, i cili është treguar i sukseshëm në operacione, duke ua bërë të pamundur këtyre grupeve të shqetësojnë qytetarët e Kosovës, tha gjenerali Kather. Ai porositi qytetarët e Kosovës se forcat paqerujatëse, 24 orë në ditë janë në patrullim në të gjitha rajonet e Kosovës dhe asnjë grup apo idivid nuk do të mund të minojnë të arriturat e deritashme në Kosovë.

  • Data 08.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZw
  • Data 08.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZw
Reklamë