Fondet strukturore - droga për rajonet e varfëra të BE-së | Evropa | DW | 05.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fondet strukturore - droga për rajonet e varfëra të BE-së

Parlamenti Evropian miratoi dokumentin për shpërndarjen e fondeve strukturore të buxhetit të BE-së për periudhën 2007-2013. Rreth 308 miliardë euro do të shpërndahen në vendet më të varfra të BE-së si dhe në rajonet e prapambetura të vendeve të zhvilluara të BE-së

Vetëm 50 km larg Rigës

Vetëm 50 km larg Rigës

Makineria e shpërndarjes së parave, që derdh çdo vend anëtar në arkat e BE-së përmes kontributeve po punon me ritme të larta. Deri në fund të vitit komisioni i BE-së duhet të përgatisë një plan gjigand për mbështetjen e rajoneve të prapambetura të BE-së, të cilat do të përfitojnë deri në fund të vitit 2013 rreth 300 miliardë euro. Komisarja e BE-së për fondet strukturore, polakja Danuta Hübner, ia ka dalë vërtet mbanë që t'i ndryshonte rregullat dhe kriteret për këto fonde. Por çështja themelore është nëse ka vërtet kuptim që Brukseli të jetë qendra që shpërndan miliardat që mblidhen nga taksat.

Prej fondeve strukturore dhe solidaritetit të shteve të pasura nuk përfitojnë vetëm shtetet vërtet të varfra evropianolindore që u pranuan së fundi në BE. Edhe Gjermania, që paguan kontributet më të mëdha në arkat e BE-së, përfiton prej tyre 14,3 miliardë euro për landet e reja lindore dhe 8,3 për landet perëndimore. Në këtë mes do të shtrohej pa problem pyetja, nëse nuk do të ishte më e thjeshtë që këto 23 miliardë euro të shpërdaheshin drejtpërdrejt prej Berlinit, sesa të shkonin një herë në Bruksel për t'u shpërndarë më pas prej atje.

Nëpër fjalime flitet shpesh për solidaritet me vendet e varfra të BE-së, por kur vjen fjala për pagesa miqësitë papritur marrin fund. Në kompromisin për buxhetin të arritur me shumë mundime në dhjetor u vendos që fondet për mbështetjen strukturore të rajoneve të varfëra të shkurtoheshin. Kjo do të thotë, se vendet e reja anëtare të BE-së përfitojnë në kuadër të këtij fondit shumë më pak para prej Brukselit nga sa kanë përfituar vende të tilla si Greqia, Portugalia apo Spanja kur u anëtarësuan në klubin e vendeve të pasura të BE-së.

Gjithsesi anëtarët e vjetër të BE-së ia dolën që në favor të tyre të miratohen një numër i madh rregullash të posaçme, përmes së cilave vazhdojnë të përfitojnë subvencionime në miliarda rajone të tëra në Spanjë, Portugali, Greqi apo Irlandë. Nisur prej faktit që këto vende kanë disa dekada që janëtare të BE-së vërtet që mund të dyshosh nëse të tilla subvencione janë të arsyeshme.

Nje tendecë po bëhet sot gjithnjë e më e qartë. Buxheti i BE-së nuk po shtohet në mënyre proporcionale me pranimin e anëtarëve të rinj. Përkundrazi buxheti po pakësohet dhe duhet shpërndarë sipas nevojave, domethënë në favor të më nevojtarëve. Për këtë mund të thuhet se vendet e tjera që do të pranohen në BE, si Rumania apo Bullgaria dhe më vonë ndoshta edhe vendet e Ballkanit perëndimor, do të marrin më pak ndihma nga ky lloj fondi. Ata që shpresojnë se me anëtarësimin në BE do të bien paratë nga qielli, mund të zhgënjehen.


Për të mos folur për Turqinë, nevojat e së cilës sipas standardeve aktuale të BE-së as që mund të financohen fare.

Edhe pse këto subvencione i japin një shtysë tregut të punës dhe prodhimtarisë, ekspertet e ekonomisë i quajnë "droga të ëmbëla", sepse rajonet që përfitojnë bëhen të varura prej tyre. Problem përbën edhe fakti se në shumë vende miratohen projekte lokale vetëm, sepse për këto vë në dispozicon para Brukseli.

Në vitin 2008 buxheti i BE-së, 70 për qind e së cilit përbëhet prej subvencioneve për fondet strukturore dhe bujqësinë do të rishqyrtohet. Me këto rast do të ishte mirë që BE-ja në vend që të vazhdojë të subvencionojë sektorë në vdekje e sipër, të investojë për të ardhmen, pra në sektorin e shkollimit dhe të inovacioneve. Po ashtu një pjesë e mirë e politikës së sotme strukturore, e cila nuk ka karakter ndërnacional, do të ishte mirë të kalonte sërish në kompentencat e çdo vendi anëtar, sepse shpërbadrja qendrore dhe burokratike bëhet e tepërt në një kohë që rezervat financiare vijnë duke u pakësuar.

  • Data 05.07.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAi
  • Data 05.07.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAi