Fondacioni Robert Bosh mbështetë rinitë ballkanike | FOKUS | DW | 12.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Fondacioni Robert Bosh mbështetë rinitë ballkanike

Me 14 dhe 15 të këtij muaji në Beograd do të mbahet një burzë projektesh e vendeve nga Evropa Juglindore, të paraqitura në Fondacionin Robert Bosh. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumtë të shkollave dhe institucioneve nga Gjermania dhe vendet ballkanike.

Robert Bosh

Robert Bosh


"Ballkani edhe më tej mbetet një prej rajoneve më të pasigurta në Evropë". Eshtë ky vlerësimi i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i cili mbështetet edhe prej Fondacionit gjerman Robert Bosh. Në këtë Komision janë ndër tjerësh edhe ish - presidenti gjerman Rihard fon Vajceker, ish - kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta, ish - ministri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Gorana Svillanoviq dhe përsonalitete të tjera të larta politike.
Muajt e kaluar ky Komision ka paraqitur edhe një raport me titull: "Perspektivat evropiane të Ballkanit", ku ndër tjerash sugjerohet edhe vendosja graduale e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që sa i përket ardhmërisë së Ballkanit, në raportin e Komisionit, të udhëhequr nga ish - kryeministri italian Gjuliano Amato, theksohet se "rinisë ballkanike duhet hapur perspektivë për pajtim dhe për një ardhmëri më të mirë, me synim që të mos largohet nga vendet e veta, në kërkim të një jete më të mirë".
Fondacioni Robert Bosh ka vendosur të intensifikojë raportet me vendet e Evropës Juglindore. Me këtë cështje është ngarkuar programi "Rrugët e reja në Evropë". Udhëheqësja e projektit, Astrid Stefani shpjegon: "Për shtatë vjet me radhë, ne mbështesim projekte që kanë të bëjnë me rininë nga Gjermania dhe vendet e Evropës lindore dhe të mesme. Projektet e paraqitura më pas përzgjidhen nga një komision ndërkombëtar. Më të mirat i mbështesim dhe i financojmë", thotë Shtefani.
Për mbështetjen e projekteve gjatë vitit 2006 dhe 2007, Fondacioni Robert Bosh ka siguruar 500.000 euro. Me 14 dhe 15 korrik, në Beograd do të mbahet edhe një burzë projektesh, të cilat do të mbështeten edhe financiarisht prej këtij fondacioni. Në ambasadën gjermane do të organizohet edhe një pritje për pjesëmarrësit e konferencës. Lidhur me qëllimet konkrete të konferencës, Astrid Shtefani shpjegon: "Eshtë kjo një përpjekje për intensifikimin e kontakteve me Ballkanin. Ne duam të mundësojmë krijimin e raporteve të reja partnere si dhe përforcimin e partneriteteve ekzistuese mes shkollave dhe institucioneve gjermane dhe atyre nga vendet e Ballkanit. Deri tani janë paraqitur 31 pjesëmarrës nga Gjermania, Serbia dhe Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Maqedonia dhe një nga Shqipëria".
Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit nga Gjermania dhe vendet ballkanike do të kenë mundësinë e njohjes, paraqitejes së ideve dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta. Duke folur për rritjen e interesimit të këtij Fondacioni për Ballkanin, Shtefani thotë se "Fondacioni Robert Bosh ka mbështetur raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin. Në këtë raport theksohet nevoja për mbështetjen e këtij rajoni, përmes shkëmbimit të të rinjëve. Programi jonë mundëson udhëtimin e nxënësve nga rajoni në Gjermani si dhe vendet tjera evropiane". Qëllimi kryesor, sipas saj është, që "përmes një pune të përbashkët mes Gjermanisë dhe këtyre vendeve, të mundësohet njoftimi mes vete i nxënësve dhe të rinjëve, vendosja e miqësive dhe mirëkuptimit dhe zhvillimi i vlerave të përgjithëshme demokratike".


  • Data 12.07.2005
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjv
  • Data 12.07.2005
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjv