FMN: Kritika Tiranës për Korporatën Elektroenergjitike dhe tatimet | Ballkani | DW | 09.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

FMN: Kritika Tiranës për Korporatën Elektroenergjitike dhe tatimet

Rreziqet për stabilitetin e çmimeve dhe rritjen ekonomike janë rritur si rrjedhojë e rritjes së shpejtë të kreditimit dhe përkeqësimit të pozicionit financiar të KESH-it

Tirana

Tirana

Gjatë dy javëve të fundit një mision i i FMN-sw ka patur konktakte në Tiranë jo vetëm me autoritetet, por dhe përfaqësues të opozitës, me grupe të interesit nga rradhët e biznesit, si dhe ekspertë të organizatave vendase dhe të huaja që këshillojnë e asistojnë në zhvillimet ekonomike dhe financiare në Shqipëri.

Në konkluzionet e asaj që kanë parë e konstatuar, ekspertët e misionit të FMN-së ishin kritikë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, KESH.

Për István Székely, shef i Misionit tw FMN-së në Tiranë “rreziqet për stabilitetin e çmimeve dhe rritjen ekonomike janë rritur si rrjedhojë e rritjes së shpejtë të kreditimit dhe përkeqësimit të pozicionit financiar të KESH-it”. Sipas tij tashmë Shqipëria një mundësi historike për të përshpejtuar zhvillimin e vendit. “Por ka disa pengesa. Pengesa kryesore është KESH-i. Prodhimi vendas i energjisë elektrike këtë vit parashikohet të jetë më i ulët.

Kjo do të sjellë import afër 3 herë më shumë se një vit më parë, që do të ketë dhe kosto për ekonominë e buxhetin”, mendojnë përfaqësuesit e FMN-së. KESH sipas tyre ka probleme kronike me rezultatet e mbledhjes së faturave dhe të humbjeve, si dhe çmimet e importit në rajon për energjinë elektrike janë rritur shumë dhe janë mjaft mbi nivelin vendas të tarifave të cilat kanë mbetur të pandryshuara që nga viti i kaluar.

“Është zhgënjyese që burime buxhetore do të duhet të përdoren këtë vit për të përmirësuar pozicionin financiar të KESH-it, por është ugjentisht e nevojshme një zgjidhje më e qëndrueshme”, thotë shefi i zyrës së FMN-së në Tiranë.

Një vërejtje tjetër e ekspertëve të FMN-së ështe dhe performanca e organeve tatimore. Sipas tyre duhet bërë më tepër për ta bërë administratën tatimore më efiçente dhe më miqësore me biznesin.
“Roli i Policisë Tatimore është rishikuar dhe një pjesë e stafit tani është rishpërndarë në aktivitete me produktivitet më të lartë si p.sh. kontrolli dhe zbatimi. Në këtë kuadër, ndërsa ne i mbështesim plotësisht masat për të forcuar kapacitetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të përmirësuar mbledhjen e taksave, kjo nuk duhet të shkelë të drejtën e pakushtëzuar të taksapaguesve për të apeluar vlerësimin tatimor”, mendojnë përfaqësuesit e misionit të FMN-së.

Në raportin me konkluzione që ata kanë paraqitur në fund të misionit thuhet mes të tjerave se “synimi i qeverisë për të pregatitur Strategjinë e ardhshme të Zhvillimit dhe Integrimit në konsultim të ngushtë me publikun dhe aktorë të tjerë është inkurajuese. Vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të sinqertë me të gjithë partnerët e rëndësishëm ky dokument mund të arrijë potencialin e tij të vërtetë si një strategji për të gjithë vendin. Ne besojmë se një proces i tillë konsultimi do të ishte i dobishëm dhe në fusha të tjera të politikëbërjes”.

  • Data 09.05.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVv
  • Data 09.05.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVv
Reklamë