1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fjalimi themelor i presidentit amerikan Xhorxh Bush

Esat Ahmeti21 Shkurt 2005

Presidenti amerikan Xhorxh Bush me qëndrimin e rij në Bruksel filloi sot vizitën e tij ne Evropë. Në agjendën e vizitës në Evropë, takimin e parë Bush e kishte me mbretin e Belgjikës, Alberti i dytë dhe me kryeministrin e Belgjikës.

https://p.dw.com/p/ArQP
Presidenti amerikan Xhorxh Bush në Bruksel
Presidenti amerikan Xhorxh Bush në BrukselFotografi: AP

Pastaj ai mbajti një fjalim themelor për raportet transatlantike.

"Aleanca në mes të Evropës dhe Amerikës veriore është boshti qendror i sigurisë sonë në shekullin e ri. Tregtia jonë e fuqishme është një prej motorëve të ekonomisë botërore. Shembulli ynë i lirisë ekonomike dhe politike u jep shpresë milionave që janë mërzitur nga varfëria dhe shtypja. Miqësia jonë e fortë është thelbësore për paqen dhe zhvillimin në mbarë botën dhe asnjë debat kohëshkurtër apo pikëpamjet e ndryshme të përkohshme të qeverive, asnjë fuqi në tokë nuk do të arrij të nda ndaj... Tani kur debatet e vjetëra zbehen dhe qartësohen detyrat e mëdha fillon një erë e re në unitetin transatlantik", theksoi Bush.

Ndërkaq duke folur për konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme Bush tha:

"Shansi ynë i madh dhe synim i jonë afatmesëm është një paqe në Lindjen e Mesme. Ne duam paqe në mes të Izraelit dhe Palëstinës dhe atë për mirëqenjen e tyre. Ne e dijmë që një Palestinë e lirë dhe paqësore mund t`i jap krahë lëvizjeve reformatore në tërë Lindjen e Mesme. Një refomë e vazhdueshme dhe e suksesshme në Lindjen e Mesme nuk mund të rregullohet nga jashtë, për më tepër ajo duhet të vendoset nga brenda", theksoi Bush.

Bush pastaj ka ndaluar edhe në gjendjen në Irak.

"Të gjitha kombet janë të interesuara për një Irak të lirë dhe demokratik, i cili lufton terrorin dhe kthehet në një far të lirisë dhe një burim stabiliteti të vërtetë në rajon. Tani ka ardhur koha që demokracitë e etabluara të ndihmojnë qartë në rrafshin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë në demokracinë e re në botë", tha Bush.

Ndërsa duke folur për Evropën Bush nënvizoi:

"Amerika mbështet unitetin demokratik të Evropës nga shkaku i njëjtë për çka ne duam përhapjen e demokracië në Lindjen e Mesme - sepse liria shpien drejt paqës. Dhe Amerika mbështet një Evropë të fortë sepse ne kemi nevojë për një partner të fuqishëm në kuadër të realizimit të detyrës sonë të vështirë, përparimin e paqës në botë. Kombet e aleancës sonë të madhe gëzojnë shumë përparësi", tha ndër të tjera presidenti amerikan Xhorxh Bush.