Fjalimi i presidentit për reformat në Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 15.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Fjalimi i presidentit për reformat në Gjermani

Dy ditë para takimit të qeverisë dhe opozitës për kerkimin e rrugëve kunder papunësisë presidenti gjerman Horst Këhler mbajti të martën një fjalim para përfaqësuesve të politikës dhe ekonomisë. Shtypi gjeman bën këto vleresime.
Gazeta Stadt-Anzeiger e Këlnit shkruan.

"Vetem dy ditë para takimit të nivelit të lartë për punësimin në zyrën e kancelarit ekonomisti Këhler me fjalimin e tij ka testuar edhe një herë se deri ku arrijnë kufinjtë e ndikimit presidencial. Kur është fjala për shpenzimet anësore apo sistemin fiskal Këhler bëhet më preciz se ndonjë paraardhes i tij. Përveç kesaj deri tani nuk mund ta akuzosh se po mban anën e ndonjë partie. Si president i vendit ai nuk heziton të kërkojë më shumë nga gjermanët. Këhler shfrytezon postin dhe kualifikimin e tij për të sqaruar atë që qeveria dhe opozita deri tani ia kanë bërë të qartë popullit vetëm pjesërisht. Transformimin si domosdoshmeri dhe shans njëkohësisht."

Gazeta Abendzeitung e Münihut shkruan lidhur me fjalimin e presidentit Këhler

"Një president nuk duhet të harrojë asnjëri. Ai duhet të shohë perreth, por kesaj rradhe ai biles goditi përreth. Ishte një goditje që Horst Këhler bëri vendit përgjegjesve politikë dhe sociale. Ai ka plotesisht të drejtë. Ka shumë burokraci dhe pak fleksibilitet, shumë taktikë partiake dhe shumë pak sipërmarrës optimistë, pak të ardhura nga taksat dhe tatime shumë të larta në vend. Këhler ia bëri të qartë pikëpamjet e tij popullit i vendosur dhe i qartë. Nga ana retorike ky ka qenë ndoshta fjalimi i tij më i mirë, por a do të ketë edhe ndikim? Si deri tani ata për të cilët është fjala do të tregojnë me gisht përgjegjësinë e të tjeräve siç thuhet në kopsht "ai e nisi!" Presidenti ka mbajtur një fjalim të zjarrtë duke bërë çfarë kishte mundësi. Por vendet e punës nuk mund t´i krijojë me shkop magjik."


"Süddeutsche Zeitung" i bën fjalimit të presidentit një vleresim disi kritik. Citojmë:

"Nga ky fjalim mbetet një mesazh: prapa tek e ardhmja. "Gjermania nuk i ka qendruar besnike vetvetes", tha presidenti. Simboli që ai zgjodhi për humbjen e virtyteve të së kaluarës, ishin makina VW dhe Ludwig Erhard. Kjo ishte një retropektive në kohën e mirë e të vjeter, një idealizim çuditërisht jashtë mode i kohës së rindertimit në Gjermani, sfidat e së cilës nuk mund të krahasohen me ato të së tashmes. Edhe Evropa, historia e suksesit të madh politik të dhjetevjecareve të kaluar, doli tek Këhleri vetëm si ish negative: në formën e burokracisë së Brukselit e fiksuar për të bërë rregulla.

Gazeta Mitteldeutsche Zeitung në Halle shkruan

"Siç duket presidenti me tendencën e tij për qartësi i bën vendit një shërbim më të madh, se sa të marrë rolin e moderatorit sic kerkohet nga disa. Gjithnjë tek disa mund të sundojë besimi, se mjafton të shtypesh disa susta për të kapercyer veshtirësitë e Gjermanisë. Këtë shpresë nuk ushqen Këhler. Por ai propagandon më tepër, që të kthejmë sytë tek një politikë e rregullit sipas Ludwig Erhardit. Konkurrencë e hapur, sigurim vetem në rrezik jete dhe pergjegjesi të të gjithëve për veprimet e veta."

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan lidhur me situatën në Lindjen e Mesme

"Që prej kohësh shanset nuk kanë qenë aq të mira si sot për kapërcimin e rregullit të vjetër rajonal, të represionit, të prapambetjes dhe të mungesës së paqes. Të gjitha forcave, që e duan këtë u është bërë thirrje, të bëjnë ç´është e mundur. Eshtë e vertetë se terrorizmi në Irak nuk është mundur, që armëpushimi palestinez është edhe çështje taktike dhe në Liban përkrahësit e ndikimit sirian janë të shumtë dhe të pakontrollueshem. Por nqs jo cdo gjë të gënjen, atëherë tani ka nisur koha e një realizmi të ri. Atë mund ta shohesh në vendimin e shpejtë të presidentit sirian për t´u tërhequr, apo në gatishmërinë e presidentit të Egjiptit Mubarak për ndërmjetësim."

  • Data 15.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwJ
  • Data 15.03.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwJ