Fjalë e re, avaz i vjetër | Evropa | DW | 03.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fjalë e re, avaz i vjetër

Kryeministri britanik Tony Blair gjendet para një presioni të madh politik në vend, madje edhe në radhët e partisë së vet. Gjatë një vizite ekonomike në SHBA ai u shpreh për një koncept të ri në luftë kundër terrorit. Po a do të thotë ndryshimi i mendimit edhe një shkëputje prej SHBA-ve?

default

Në fjalimin e Blairit gjatë turneut në SHBA u dëgjuan tone të tjera nga ato që ishin dëgjuar prej gojës së tij të premten e kaluar kur doli në publik bashkarisht me presidentin amerikan George Bush. Pas zgjidhjes së konfliktit në Liban, tha Blairi "ne duhet ta mendojnë kryekëput strategjinë tonë, për të fituar ndaj atyre që na kërcënojnë."

Bleri u shpreh për një vello ekstremizimi, e cila varet mbi Lindjen e Mesme dhe më gjërë. Këtij ekstremizmi global duhet t'i kundërvihemi me një aleancë maturie:

"Ne nuk do ta fitojmë luftën kundër ekstremizimit global në rast se nuk sjellim atë në nivelin e vlerave dhe të dhunës, në rast se nuk i tregojmë se ne jemi të drejtë në përdorimin e këtyre vlerave në botë."

Qëllimi i një aleance të forcave të moderuara do të ishte një e ardhme harminike e shoqërive mysliamne, hebrerje dhe të krishtera. Për ta arritur këtë duhet zhvilluar një luftë mes demokracisë dhe ekstremizimit, "një luftë krejtësisht jokonvencionale"

Politikanët dhe komentatorët britanikjë theksuan se me këtë fjalim Bleri reagoi ndaj atyre që e kritikojnë në Britaninë e Madhe duke e akuzuar se në konfliktin në Lindjen e Mesme qëndron shumë afër palës amerikane. Kritika të qarta në këtë drejtim u dëgjuan edhe nga radhët e partisë laburiste të Blairit. Eksperti për politikën e jashtme Ed Owen është i mendimit se diferencat do të vazhdojnë të ekzistojnë, sidomos mes kryeminisitrit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Tony Blair beson me forcë se lështë fjala për një luftë ideologjish, për një luftë të demokracisë kundër ekstremizimit dhe kësaj i nënshtron gjithçka tjetër. Në MPJ gjërat vlerësohen ndryshe. Diplomatët mendojnë se në konfliktin e Libanit bëhet fjalë për stabilitetin e shteteve."

Zëdhënësi për politikën e jashtme i liberaldemokratëve Michael Moore thotë se Blairi ka të drejtë kur thekson se bëhet fjalë më tepër për vlera sesa për përdorimin e dhunës ushtarake, por problemi është retorika e Blairit dhe deklaratat e tij për Lindjen e Mesme me të cilat ai nuk arrin t'i fitojë as mendjet dhe as zemrat e njerëzve atje.

Kuintesenca e komentatorëve britanikë: Gjëra të ngjashme Blairi i ka thënë edhe pas ngjarjeve të 11. shtatorit 2001. Pra nuk në to nuk ka gjë të re përveç tonit rreth argumentave për krizën në Lindjen e Mesme dhe përpjekjes për të fituar pikë për vete kundrejt presidentit amerikan Bush.

  • Data 03.08.2006
  • Autor Rolf Bochart
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAP
  • Data 03.08.2006
  • Autor Rolf Bochart
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAP