Fituesi i zgjedhjeve drejt tërheqjes? Luftë politike ndaj Toni Blerit për shkak të Irakut nga vetë laburistët | Evropa | DW | 12.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fituesi i zgjedhjeve drejt tërheqjes? Luftë politike ndaj Toni Blerit për shkak të Irakut nga vetë laburistët

Gati një javë pas zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e madhe, kryeministri britanik Toni Bler duket se nuk është fitues absolut.Normalisht nje shumice prej 66 vendesh do te ishte nje rezultat mjaft i mire për të siguruar një mandat të plotë.Por per shkak të politikës ndaj Irakut , Bleri ka humbur shumicen brënda partise.Shefi i laburitesteve tani duhet të luftojë për të mbijetuar politikisht pasi nuk janë të pakët ata që duan të shohin ministrin e financave ne krye te qeverise.Biles më mire sot se nesër.

Në kohë të vështira historia e përjetuar thirret në ndihmë, që të merren
vendime për ngjarjet më aktuale. Kjo po ndodh tani në kuartierin qeveritar në
Londër. Mediat dhe një pjesë e Partisë Laburiste po merren me përmbysjen e kryeministrit, si dikur para 15 vitesh me
Margaret Theçer. Pak pas fitorës se saj të tretë, partia e
saj e menjanoi ate për të mbetur në pushtet.
Të majtët e Partisë laburiste duan që në javët dhe muajt e
ardhshëm t'a menjanojnë Blerin për shkak të politikës së tij ndaj Irakut.
Tani po diskutohet mënyra e realizimit. Fillimish duhetnjë parlamentar të
konkurojë Blerin duke e dobësuar në ato përmasa, sa ai, - si dikur Margaret
Theçer, - të jap dorëheqje. Kështu e parashikojnë të majtit fundin e Blerit.
Pasardhës i tij ,pastaj të jetë Braun.
Përmes kritikave masive, Bleri është goditur, por nuk është mundur. Të
shpallurit si të vdekur shpesh jetojnë më gjatë se sa parashikimet. Bleri
është dhe do të mbetet politikani më i shkathët i gjeneratës së tij. Ai di
si të sillet ndaj mediave dhe ndaj opinionit, më mirë se kushdo. Ai tani po
e përshtat taktikën e tij ndaj rrethanave të ndryshuara. Ai ka deklaruar, se
më shumë do të dëgjoj dhe se do të përkujdeset më shumë për fraksionin e tij
në Parlament. Pritet që ai të fillojë të distancohet nga politika e tij e
dikurshme ndaj Irakut. Ndoshta ai do t’ia mundësojë Parlamentit të drejtën e
vetos për angazhimin e ushtrisë britanike në shtetet e tjera.

Shumëçka flet për atë, se ai përsëri do të rimëkëmbët. Britanikët tani janë të preukupuar me
tema më të rëndësishme se sa Iraku. Ata presin reformat që ka paralajmëruar
Bleri gjatë fushatës elektorale, si ato në fushën e shëndetësisë dhe të
arësimit, presin premtimin për shoqëri me shansa të barabarta dhe për një shtet
të reformuar, që siguron mirëqenjë për të gjithë. Bleri me këtë rast pati
konkretizuar propozimet për refoma, të cilat ngjallën shqetësim te një pjesë
e Partisë Laburiste, meqë parashihnin garë më të madhe privatizimi në
sektorin e shërbimeve publike. Prandaj së shpejti pritet një betejë e madhe. Në
çështjen e Kushtetutës se BE-s, Bleri ka paralajmëruar referendum për vitin
2006. Sipas parashikimeve aktuale në vend, ky referendum nuk do mund të fitohet.
Duke pasur parasysh këto rrethana , numrit dy të Partisë Laburiste, Gordon
Braun, nuk po i ngutet që ta përmbys rivalin dhe bashkëveprimtarin e tij
shumëvjeçar. Bleri ia del vetëm, besojnë ndërkoh ithtarët e Braunit. Për të arritur
deri atje, Braunit do t’i duhet, - si në fushatë zgjedhore, - të taktizojë
duke demonstruar lojalitet ndaj Blerit. Braun e di gjithashtu,se pothuajse
çdo herë nga historia mund të nxjerrësh mësime: Kush dëshiron të hyp në fron, nuk guxon
të shfaqet paraprakisht si vrasës i mbretit.


  • Data 12.05.2005
  • Autor Grahame Lukas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEU
  • Data 12.05.2005
  • Autor Grahame Lukas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEU