Fitore për lirinë e shtypit dhe shoqërinë civile - Vendimi kushtetues mbi rastin Cicero | Gjermania | DW | 27.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fitore për lirinë e shtypit dhe shoqërinë civile - Vendimi kushtetues mbi rastin Cicero

Deri në ç´masë lejohet shteti, apo konkretisht nëpunësit e hetuesisë, të kufizojnë lirinë e shtypit, nëse dyshojnë, që një nëpunës jo besnik nxjerr sekretin në shtyp?

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese

Në rastin e revistës politike Cicero, që citonte në një artikull mbi terroristin Abu Musab Al-Sarkavi nga dokumentat sekrete të zyrës federale të kriminalistikës, nëpunësit e hetuesisë kontrolluan redaksitë dhe ambjentet private për të gjetur të çarën nga kish depërtuar informacioni. Një qëndrim i tillë përbën shkelje të kushtetutës, kështu u shprehën gjyqtarët kushtetues në vendimin e shpallur të martën më 27 shkurt.

Liria e shtypit është në Gjermani një shtyllë e demokracisë. Republika e re federale përpara 41 vjetësh e përjetoi si një lloj riti iniciacioni të ashtuquajturën afera e Spiegelit kur themeluesi dhe botuesi i revistës, Rudolf Augstein u arrestua përkohësisht. Me pa të drejtë, siç u konstatua më vonë, dhe akuza u tërhoq. Asokohe gjykata kushtetuese vendosi për lirinë e shtypit. Ky është një "element thelbësor i shtetit të lirisë".

Të martën më 27 shkurt gjykatës kushtetuese iu desh të bëj të njëjtën gjë, sepse lirisë së shtypit aktualisht duket se i është zënë fryma hap pas hapi dhe në mënyrë perfide.

Kontrollet nëpër shtëpi dhe sekuestrimet si në rastin e revistës Cicero janë shtuar. 187 raste ka regjistruar shoqata e gazetarëve gjermanë qysh nga viti 1987. Akuza vazhdimisht është "nxitje ose pjesëmarrje në nxjerrjen e sekretit". Edhe nëse në fund gazetarin e kërcënon dënimi me gjobë, një qëndrim i tillë të step dhe ngjall frikë. Kjo vlen si për informantin ashtu edhe për gazetarin. Ky i fundit si pasojë e sekuestrimit të dokumentave faktikisht mbetet i paaftë për punë me javë të tëra e si rjedhojë i kërcënohet ekzistenca. Ndaj pas kësaj gazetari do të mendohet mirë, që të guxojë sërish të raportojë me kritikë ndaj shtetit dhe administratës së tij. Kjo mund të ndodhë të paktën në rastin kur atij për hir të besueshmërisë do t´i duhet të citojë dokumenta sekrete që i janë vënë në dispozicion.

E me sa duket kjo është llogaria që bëjnë autoritetet: sepse rëndom edhe dokumentat e thjeshta të shërbimit që kanë të bëjnë me kontekste delikate marrin vulën si "konfidenciale", vënë në dukje gazetarët hulumtues. Një rast i tillë është përshembull ai i të dënuarit në Guantanamo Murat Kurnaz. Kushdo që si gazetar ka cituar nga kjo dosje ka pasur frikë prej përndjekjes penale.

Por qoftë në këtë rast, apo edhe në raste të tjera opinioni ka të drejtë të këkrojë transparencë dhe informacion. Shoqëria civile ka të drejtë të mësojë, nëse drejtues postesh dhe administrata reagojnë konform detyrimit të tyre ndaj të drejtave të njeriut. Kundër qëndrimeve të gabuara, apo shkeljeve nga ana e organeve shtetërore mund të mbrohesh vetëm nëse mëson konkretisht për këtë. Pikërisht kjo është detyra e gazetarëve në një demokraci, që të mbledhin informacionin dhe ta bëjnë atë publik dhe të prekshëm. Diskutimi publik që pason lidhur me informacione të rëndësishme krijon dhe garanton raportet demokratike.

Gjykata kushtetuese vendosi sërish në favor të lirisë së shtypit: vetëm publikimi i një sekreti zyrtar nuk mjafton më në të ardhmen për të argumentuar kontrollet e redaksive. As synimi për ta gjetur të çarën e mundshme në aparatin e adminstratës nuk mund të justifikojë më kontrollet.

Sërish kanë fituar jo vetëm gazetarët e prekur nga ky rast, por në radhë të parë demokracia dhe shoqëria civile.

  • Data 27.02.2007
  • Autor Ulrike Mast-Kirshning
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxQ
  • Data 27.02.2007
  • Autor Ulrike Mast-Kirshning
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxQ