1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitore bindëse e Unionit Kristian Demokrat, humbje e thellë e socialdemokratëve

Hajnc Dylong1 Mars 2004

Të dielën (29.2.) në zgjedhjet e parakohshme në Hamburg, qytetarët zgjodhën senatin e ri, pasi senati i dalur nga zgjedhjet e vitit 2001 u shpërbë vitin e kaluar nga grindjet në mes kryetarit të Bashkisë, Ole von Bojst dhe ish-partnerit të tij në koalicion, Ronald Shill. Senati i përbërë nga Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia e Shillit (Schill-Partei) dhe Partia Liberale (FDP) humbi shumicën në senat.

https://p.dw.com/p/Ar7P
Kryebashkiaku i Hamburgut Ole von Bojst
Kryebashkiaku i Hamburgut Ole von BojstFotografi: AP


Si zgjidhje e vetme për qeverisjen e mëtutjeshme në këtë qytet, ishte mbajtja e domosdoshme e zgjedhjeve të parakohshme. Hamburgu në zgjedhjet e djeshme ka votuar dhe marrë një vendim të qartë: Unioni Kristian Demokrat(CDU) ka arritur me fitoren prej rreth 20 për qind shumicën në senat. Fituesi i padiskutueshëm në këto zgjedhje është kryetari i bashkisë, Ole von Bojst, i cili ka fituar besimin e qytetarëve edhe për katër vitet e ardhshme. Partnerët e deritashëm të koalicionit, liberalët (FDP) dhe partia e populistit të djathtë, Ronald Shill, nuk kanë arritur dot të kalojnë pragin e nevojshëm për hyrje në parlamentin e qytetit. Në anën tjetër, socialdemokratët (SPD) me rreth 30 për qind kanë shënuar humbjen më të madhe në qytetin hanseatik, derisa Partia e të Gjelbërve ka arritur të fitojë, por duke mos arritur të balancojnë disfatën që shënuan socialdemokratët. Sigurisht që socialdemokratët mund të ngushllojne vetveten, pasi për ata me humbjen e këtyre zgjedhjeve në plan të parë është paraparë edhe një rezultat tjetër jo i lakmueshëm. Dhe vërtet fryma negative që vjen nga Berlini nuk ndikoi aq shumë në rezultatin e zgjedhjeve si në zgjedhjet e mëparshme. Kjo nuk do të thotë se qytetarët e Hamburgut përkrahin dhe vlersojnë pozitivisht idenë e reformave të qeverisë, në krahasim me qytetarët tjerë në Gjermani.


Aq më shumë socialdemokratët, në kështjellën e tyre janë tretur vetvetiu në berthamën e simpatizanetëve dhe zgjedhësve të tyre. Këtë dje nuk mund ta mohonte edhe kreu i partise, Franc Myntefering, i cili para disa javësh erdhi në këtë post, pasi ish-kreu i partisë, kancelari Gerhard Schröder u tërhoq dhe i la vendin Münteferingut. Më e arsyeshme do të ishte nëse kancelari paraqet një projekt, me të cilin ai shpjegon se si e sheh Gjermaninë pas dhjetë vjetësh. Edhe kjo nuk duhet t'iu pëlqejë zgjedhësve gjithsesi, por së paku me këtë atyre do t'iu jepej një orientim bazë.
Në zgjedhjet e djeshme, Kristian Demokratët kanë përfituar nga popullariteti që gëzon kryetari i bashkisë. Ole von Bojst në qytetin port është i dashur dhe siq duket edhe qëndrimet e tij liberale brenda për brenda Unionit Kristian Demokrat kanë kontribuar që partia e tij në Hamburg të shenojë një sukses të tillë. Kjo është edhe një dëshmi më shumë se në zgjedhje jo rrallë herë personaliteti i kandidatit është më i rëndësishëm se vet partia. Ngritja në më se 20 për qind nuk shkon vetëm në adresë të kryebashkiakut, Ole von Bojst. Përveç kësaj ai ka arritur që nga jeta politike të largojë partinë e populistit të djathtë, Ronald Schill. Pas grindjeve të ndryshme brenda senatit von Bojst e shkarkoi senatorin për politikë të brendshme, Schill. Partia e tij e cila në vitin 2001 fitoi 20 për qind, kësaj here nuk arriti të kaloj pragun prej 5 për qind, që është i domosdoshëm për hyrjen në parlament. Si fitues të zgjedhjeve cilësohen edhe të gjelbërit. Duke shikuar nga fakti se Hamburgu është çerdhe e të gjelbërve, rezultati i zgjedhjeve tregon se, Partia e të Gjelbërve nuk mund të gjykohet automatikisht për politikën e qeverisë së koalicionit shtetëror.
Në bazë të kësaj të gjelbërit mund të planifikojnë që me humbjet e SPD-së, të humbet edhe baza për koalicionin kuq-gjelbër.

Që pikërisht në këtë kohë prapë po spekulohet për një koalicion të mundshëm të të gjelbërve me kristian demokratët, përshtatet me gjendjen e tanishme edhe pse nuk ështe e njohur se ku më të vërtetë mund të ndodhin këto koalicione. Liberalët duhet të pranojne se ata thjeshtë nuk i duhen askujt. Për këtë arsye ka patur shkaqe dhe gabime politike brenda partisë në landin e Hamburgut, të cilat mund të mos ndodhnin. Në të njëjtën kohë liberalëve do t'iu kushtohet vëmendje nëse ata do të nevojiteshin si partner koalicioni. Në Hamburg një gjë e tillë nuk ndodhi - votuesit në qytetin hanseatik dëshiruan një vendim të qartë.