Fisher nenvizon perspektiven evropiane te Ballkanit - Rehn: Shqiperia e kaperceu barrieren kritike | FOKUS | DW | 12.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Fisher nenvizon perspektiven evropiane te Ballkanit - Rehn: Shqiperia e kaperceu barrieren kritike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin Olli Rehn ka thënë se tashmë Shqipëria e kapërceu një nga barrierat kritike për përmbylljen e negociatave për asociim-stabilizimit në BE. Rehn e shprehu këtë në Berlin mbas një takimi që pati me ministrin e jashtëm Joshka Fisher. Ky i fundit u takua të martën (12.07) edhe me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi.

E drejtuar nga Perendimi - Porta e Brandenburgut ne Berlin -

E drejtuar nga Perendimi - Porta e Brandenburgut ne Berlin -

Takimi i ministrit të jashtëm, Joshka Fisher, me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi, ishte i mbyllur për mediat. Sipas ministrisë së punëve të jashtme, temë e bisedës ishin përparimet e bëra në Kosovë në drejtim të zbatimit të standardeve.

Fisher: "Me rëndësi do të jenë përparimet e bëra në projektet pilotë të decentralizimit e kthimin e refugjatëve, në mënyrë që të arrihet një realitet pozitiv, jo vetëm në lidhje me vlerësimin e standardeve, por edhe me përparimin në çështjen e statusit."

- ishte shprehur ministri i jashtëm i Gjermanisë Joshka Fisher mbas takimit me komisionerin e zgjerimit Olli Ren, pak para se të takohej me Kosumin. Ren dhe Fisher theksuan perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithë krizën që ka kapur BE-në mbas referendumeve të dështuara në Francë dhe Holandë.

Shanse te rritura per Shqiperine

I pyetur nga programi ynë, se a e ka kaluar mbas zgjedhjeve Shqipëria "provimin e pjekurisë", komisioneri Ren u përgjigj:

Rehn: "Zgjedhjet duket se kanë qenë të drejta dhe të lira, duke u bazuar në raprotet e vëzhguesve të organizatave të tilla, si OSBE-ja. Kjo ka hequr një nga barrierat kritike për përfundimin e negociatave për marrëveshjen e asociim-stabilizimit me Shqipërinë. Ka ende çështje të tjera që duhen zgjidhur, por kjo sigurisht që përbën një rritje të fortë të shanseve të Shqipërisë për të bërë një hap tjetër përpara në rrugën drejt Evropës."

Nga ana e tij ministri i Kosovës, Bajram Kosumi, pati në drekë një bisedë informative në Institutin Gjerman për Poltikën e Jashtme, Fondacionin "Shkenca dhe Politika", me qendër në Berlin. Në bisedën e zhvilluar në një rreth të ngushtë njerzish, të cilën e udhëhoqi drejtuesi i seksionit, Franc Lothar Altman, Kosumi i informoi diplomatët, shkencëtarët dhe përfaqësuesit e mediave për zhvillemet aktuale në Kosovë. Ai tha, se pret një vlerësim sa më objektiv dhe për pasojë pozitiv të standardeve nga i dërguari i Ananit, Kai Aide. Gjithashtu Kosumi u shpreh se një raport pozitiv, nuk do të thotë fundin e proçesit të implementimit të standardeve.

Kosumi nënvizoi se zgjidhja e statusit final të Kosovës do të sjellë prosperitet ekonomik jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin. Gjatë vizitës njëditore në Berlin, Kosumi ka zhvilluar takime edhe në ministritë gjermane të rendit dhe të mbrojtjes.

  • Data 12.07.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqju
  • Data 12.07.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqju