Fisher i gatshëm të bashkëpunojë me çdo qeveri amerikane | Politika | DW | 03.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Fisher i gatshëm të bashkëpunojë me çdo qeveri amerikane

Feste ne Berlin me rastin e zgjedhjeve ne ShBA

Feste ne Berlin me rastin e zgjedhjeve ne ShBA

Berlini zyrtar do të dalë me një deklaratë, vetëm atëherë kur njëri nga kandidatët do të pranojë humbjen. Atëherë do t'i dërgohen edhe urimet zyrtare fituesit, që sipas numërimeve të deritanishme duket se do të jetë presidenti aktual, Xhorxh Bush. Në një reagim të parë, ministri i punëve të jashtme, Joshka Fisher, nga të Gjelbrit, la të nënkuptojë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të marrëdhënieve, pavarësisht se kush do të zgjidhet president:

"Për ne është e rëndësishme, që edhe në të ardhmen të kemi një bashkëpunim të mirë me partnerin dhe aleatin tonë më të rëndësishëm jashtë Evropës,"- deklaroi Fisher të mërkurën në Berlin.

Që kur kreu socialdemokrat i Gjermanisë, Gerhard Shrëder, në fillimin e vitit 2002 u pozicionua hapur kundër ndërhyrjes ushtarake në Irak, marrëdhëniet gjermano-amerikane konsiderohen si të ndërlikuara në shumë aspekte. Në luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimi është i kënaqshëm, thotë ministri i punëve të brendshme, socialdemokrati Oto Shili:


"Sa për vete mund të them se i kam marrëdhëniet shumë të mira me anëtarët e qeverisë së Bushit. Bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit ka funksionuar në mënyrë të mrekullueshme. Marrëdhëniet gjermano-amerikane përbëjnë një bazë të rëndësishme për politikën tonë dhe do të vazhdojnë të mbeten, pavarësisht se kush do t'i fitojë zgjedhjet."

Ekspertë dhe politikanë në Berlin janë shprehur optimistë për marrëhdënie të mira gjermano-amerikane, edhe mbas rizgjedhejs së Bushit. I zhgënjyer u tregua kolegu i partisë së Joshka Fisherit, dhe kryetari i grupit parlamentar të të gjelbërve në Bundestag, Hans Kristian Shtrëbele.

"Në se gjendja mbetet kështu, atëherë do të vërtettohen ëndërrat e mija më të këqija. Unë aty shoh një vërtetim të shumicës së popullsisë amerikane, dhe një justifikim i mëpasshëm i luftës në Irak dhe politikës së ushtruar deri tani aty. Do të ishte një ditë e zezë për paqen", u shpreh deputeti Shtrëbele të mërkurën në Berlin.

  • Data 03.11.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquj
  • Data 03.11.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquj