1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fisher: Decentralizimi mjaft i rëndësishëm për rishqyrtimin e statusit – Tadiç kunder pavarësisë së Kosovës

Anila Shuka28 Tetor 2004

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Joshka Fisher, i ka siguruar Serbisë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. Mbas një takimi me presidentin serb Boris Tadiç, Fisher theksoi te enjten në Berlin interesin e Gjermanisë për stabilizimin e gjithë rajonit, ku një rol të rëndësishëm luan Unioni Serbi Mali i Zi. Shefi i diplomacise gjermane shprehu edhe një herë zhgenjimin e tij per mospjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet e javës së shkuar në Kosovë: "Kjo nuk e forceon poziten e tyre ne kuader te demokracise që ndodhet në zhvillim e sipër."

https://p.dw.com/p/Aqun

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Joshka Fisher, e falenderoi presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, për thirrjen që ky u kishte bërë serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Më tej, Fisher vuri në dukje se në Kosovë është e rëndësishme, që të përparohet me standardet evropiane, në radhë të parë me decentralizimin e vendit, si një nga bazat per mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Përvoja e krijuar nga decentralizimi do ndihmojë në parapërgatitjet për datën e rishikimit në qershorin e vitit të ardhshëm.

Pyetjes se një gazetari nga Serbia, se çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare, në qoftë se deri në qershor nuk do të jenë realizuar standardet në fjalë, ministri gjerman i punëve të jashtme iu përgjigj: "Ne jemi të interesuar në stabilitetin rajonal. Do të bëjmë ç’është e mundur, që kjo hipoteza juaj të mos ndodhë."

Shefi i diplomacisë gjermane i premtoi Serisë mbështetje në procesin e reformave, duke theksuar se parakusht për këtë është bashkëpunimi me tribunalin e Hagës.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, tha mes të tjerash se zgjidhja e çeshtjes se Kosovës, duhet te sjelle paqe, te mbroje intersat si te serbeve ashtu edhe te shqiptareve te Kosoves. Ai theksoi edhe nje here qendrimin e tij, se pavaresia do te sillte vetem destabilizimin e rajonit. "Bisedimet per te ardhmen e Kosoves duhet te pergatiten mjaft seriozisht, filimisht ne nivelin e ekpserteve e pastaj ne nivel politikanësh, tha Tadiç më tej. Parakusht për këtë është rivendosja e besimit mes serbëve dhe shqiptarëve.

Të martën, presidenti serb ishte takuar me kancelarin Shrëder dhe kryetaren e partisë më të madhe të opozitës, Unionit Kristiandemokrat, Angela Merkel. Në Gjermani ai ndodhet me ftesë të Fondacionit Friedrich Ebert, me te cilin ish-disidenti Tadiç, ka nje tradite te vjeter bashkepunimi. Në një fjalim të mbajtur të mërkurën në sallën kryesore të këtij fondacioni, presidenti serb, kishte përmendur në të njëjtën fjali terrorizmin nderkombetar, 11 shtatorin, ngjarjet e Madridit, të Beslanit dhe 17 marsin në Kosovë. Pyetjes se Dojçe Veles, se a beson qe 17 marsi ka lidhje me terrorizimn ndërkombëtar, ai iu përgjigj: "Ne këtë kuptim nuk eshte terrorizem nderkombetar, por duke qene nje akt klasik terrrorist ai eshte nje kontribut ne terrorizimin nderkombetar. Çdo lloj spastrimi etnik eshte akt terrorist".

Boris Tadiç, zhvillon qe dje viziten e tij te pare si president i serbise ne Gjermani. Perendimi e sheh kryetarin e partisë më të madhe në Serbi si një nga figurat shpresëdhënëse për kthimin e Serbisë në strukturat euroatlantike.