Finlanda pozicionohet për anëtarësim në NATO | Evropa | DW | 12.05.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Finlanda pozicionohet për anëtarësim në NATO

Presidenti finlandez dhe kryeministrja e vendit u shprehën publikisht të enjten për shtrimin e kërkesës për anëtarësimin "pa vonesë" të vendit në NATO.

Finnland | PK Sanna Marin und Sauli Niinistö

Sanna Marin dhe Sauli Niinistö

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin janë shprehur për shtrimin e kërkesës për një anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të enjten, ata u shprehën, se Finlanda duhet "pa vonesë" ta shtrojë kërkesën për anëtarësim në aleancën perëndimore. Vendimin përfundimtar ata do të bëjnë të ditur të dielën.

Prej dekadash Finlanda ka pasur një pozicion neutral kundrejt NATO-s. Që nga marshimi i trupave ruse në Ukrainë, qëndrimi i opinionit publik ka ndryshuar ndjeshëm. "Një anëtarësim në NATO do ta forconte sigurinë e Finlandës", deklaruan Niinistö dhe Marin. Sipas një sondazhi të publikuar të hënën në Finlandë, 76% e qytetarëve finlandezë ndërkohë e mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërkohë që në vitet e kaluara kjo mbështetje arrinte vetëm në 20 deri në 30%. Edhe SuediFinlanda dhe Suedia: fillim i anëtarësimit në NATO?a fqinje pritet të publikojë së shpejti një vendim për anëtarësimin në NATO.

Dänemark Kopenhagen |Premierministerin Mette Frederiksen

Mette Frederiksen

Danimarka përshëndet Finlandën

Pozicionimi i Finlandës për anëtarësim në NATO është përshëndetur nga vendi tjetër skandinav, Danimarka. "Danimarka do ta presë me përzemërsi Finlandën në NATO", shkroi kryetarja e qeverisë daneze, Mette Frederiksen të enjten në twitter. Sipas Frederiksen anëtarësimi i Finlandës do të forconte NATO-n dhe sigurinë e përbashkët. Danimarka do të bëjë gjithçka për një anëtarësim të shpejtë të Finlandës, thuhet, kur të mbërrijë kërkesa zyrtare.

Shiko videon 04:03

Çfarë i bën finlandezët njerëzit më të lumtur të botës?

 

 

la/dpa/afpd