Fillon së shpejti misioni i BE-së në Kongo | Evropa | DW | 21.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Fillon së shpejti misioni i BE-së në Kongo

Misioni i BE-së në Kongo do të fillojë së shpejti. Ky është një mision që ka ndezur debate të zjarrta, por që në fakt është i domosdoshëm

Lubanga, drejtues milicesh

Lubanga, drejtues milicesh

A është e mundur që një mision ushtarak, i cili përbëhet nga 1500 njerëz, të sigurojë paqe dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike? Dhe çfarë i pret ushtarët nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera të BE-së në Kongo, e cila është aq e madhe sa e gjithë Evropa Perëndimore?

Këto pyetje nuk mund të përgjigjen lehtë. Por kjo nuk do të thotë për evropianët, se duhet të rrinë duarkryq dhe t'a lënë Kongon t´i zgjidhë vetëm problemet e saj.

Ka dhjetëra vite që në Kongo zotëron diktatura, kaosi dhe terrori. Lufta më brutale në historinë e Afrikës përfundoi përpara dy vitesh. 4 milionë njerëz vuajnë tani pasojat e kësaj lufte duke vuajtur uri dhe sëmundje të rënda. Qeverinë e drejtojnë ata që ishin përgjegjës për luftën në vend dhe milicët e presidentit, Jozef Kabila, vazhdojnë të vjedhin mineralet nëntokësore të Kongos, që kanë një vlerë të pallogaritshme.

Kjo është arsyeja përse Kombet e Bashkuara kërkojnë ndihmë. 17.000 ushtarë ka stacionuar OKB-ja në Kongo. Por ata nuk munden t´i vinë në ndihmë njerëzve dhe të çarmatosin në të njejtën kohë ata që ende fshehin armët.

Bashkimi Evropian ka vendosur t´i vijë në ndihmë misionit të OKB-së në Kongo me 1500 ushtarë. Por sigurisht që këta 1500 ushtarë nuk mund të kryejnë një punë të tillë brenda pak javësh, ndërkohë që trupat e tjera ushtarake afrikane, që janë dhjetë herë më të mëdha, kanë vite që nuk i zgjidhin dot problemet më akute në vend. Misioni i BE-së ka më shumë një vlerë simbolike, por nuk ekziston asnjë dyshim se ai është i domosdoshëm. Sepse këtu bëhet fjalë për besueshmërinë e Evropës në Kongo dhe në të gjithë Afrikën.

  • Data 21.03.2006
  • Autor Vim Dohrenbush
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBf
  • Data 21.03.2006
  • Autor Vim Dohrenbush
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBf