Fillon procesi gjyqsor kundër Ultranacionalistit serb Sheshel | Politika | DW | 27.02.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Fillon procesi gjyqsor kundër Ultranacionalistit serb Sheshel

Në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës, sot vazhdon procesi gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit. Po sot, në orën 13 e 15 minuta në karrigen e të akuzuarve do të ulet edhe ultaranacionalisti serb Vojisllav Sheshel, i dorëzuar vullnetarisht më 24 shkurt. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë. Ndërkaq, gjykata e lartë sllovene vendos sot për ditën e transferimit në Hagë të Fatmir Limajt, ish komandant i UCK-së në Kosovë. Limaj akuzohet për krime kundër serbëve në burgun e Llapushnikut që ishte në zonën ku ai ka komanduar gjatë luftës.

Në Hagë para trupit gjykues vazhdon procesit gjyqësor kundër Slloboadan Millosheviqit i akuzuar për krime në Kroaci dhe Kosovë dhe për gjenocid në Bosnjë e Hercegioivinë. Prokuroria sot do ta ballafaqojë të akuzuarin me dëshmitarin e saj Herbert Okun, diplomat perendimor, i cili ka qenë i kyqur në procest paqësore në hapsirat e ish Jugosllavisë. Ndërkaq, po sot në Hagë pas orës 13 është paralajmëruar fillimi i proccesit gjyqësor kundër ultra- nacionalistit serb Vojisllav Sheshel, i cili me 24 shkurt është dorëzuar vullnetarisht në Burgun e Sheveningenit. Sheshel është akuzuar nga Haga për krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe Bosnjë. Sot, atij trupi gjykues do t´i lexojë dhe sqarojë aktpadinë e ngritur. Për shtypin rus Sheshel ka deklaruar se pa vështirësi do të hudh poshtë akuzat e ngritura nga Tribunali. Ai ka deklaruar se grupet e vullnetarëve që i kishte formuar i ka dërguar në luftë nën komandën e Armnatës jugosllave, të ushtrisë së Republikës serbe në Bosnjë dhe nën komandën e ushtrisë së Krajinës serbe. Unë, ka thënë ai, kurrë nuk kam komanduar njësi të ndara. Sheshel ka akuzuar politikanët serb Xhinxhiq, Qoviq dhe Svilanoviq se në marrëveshje me ambasadorin amerikan Uiljam Montogomeri i kanë ngritur këtë kurth për ta izoluar një kohë të gjatë nga skena politike në serbi.

Shtypit rus Sheshel i ka deklaruar se nuk ka për qëllim të dëshmojë kundër atyre që tashmë ndodhen në Hagë, por do të dëshmojë, siç është shprehur, kundër veprimeve mafioze të Xhinxhiqit dhe Qoviqit. Ndërkaq njëri nga katër të akuzuarit shqiptarë nga Kosova në Tribunaline Hagës Agim Murtezi ka theksuar se nuk është personi i qëlluar dhe se aktakuza e ngritur nuk përputhet me veprimtarinë e tij. Këshu ka deklaruar avokati i Agim Murtezit Stefan Burgona. Ndërsa, për të akuzuarin e katërt Fatmir Limaj, ish komandant i lartë i UCK-së pritet sot të vendoset për ditën e dërgimit nga Sllovenia në Hagë. Sipas burimeve të shtypit, që bazohen në pohimet e avokatit të tij Peter Ceferin, Limaj dëshiron të dërgohet sa më shpejtë për në Hagë.

  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwJ
  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqwJ