Fillon në New York konferenca e OKB-së mbi armët e vogla të zjarrit | Politika | DW | 24.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Fillon në New York konferenca e OKB-së mbi armët e vogla të zjarrit

Armët e vogla të zjarrit vrasin çdo vit qindra mijëra njerëz. Për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, armët e vogla të zjarrit, si revoleverët apo pistoletat, janë "armët e vërteta të shkatërrimit në masë". Të hënën OKB-ja do të zhvillojë një konferencë në New York, gjatë së cilës do të debatohet mbi mundesitë e bllokimit të tregut me armë ilegale.

600 milionë armë të volga apo të lehta zjarri, si edhe automatikë dhe granata tanksesh, rrezikojnë këto kohë të gjithë botën. 300.000 njerëz vdesin nëpërmjet këtyre armëve gjatë konflikteve pafund që ndodhin sot në botë:

"Ne jemi shpesh të preokupuar mbi armët e shkatërrimit në masë, por vrasjet masive në Darfur, Kongo apo kudo qoftë në botë ndodhin nëpërmjet armëve të vogla të zjarrit."

Kështu shprehet Kofi Anan në prag të konferencës së OKB-së mbi armët e vogla të zjarrit, gjatë së cilës do të diskutohet mbi arritjet dhe sukseset e programit "Aksion" kundër armëve të vogla të zjarrit, që u krijua përpara 5 viteve.

Por ky program nuk është i detyrueshëm për vendet antare të OKB-së, çka do të thotë se tregu i zi me armët e zjarrit vazhdon të ekzistojë. Armët vidhen apo zhduken papritur nga bazat ushtarake, qarkullojnë pas përfundimit të konflikteve ende në mënyrë të pakontrolluar dhe prodhohen në mënyrë ilegale. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, u bën thirrje të gjitha shteteve antare, që të ndihmojnë për bllokimin e këtij tregu me armë ilegale:

"Eshtë mëse legjitime që Kombet e Bashkuara, si një organizatë me shtete suvrane, që preokupohen për njerëzit dhe sigurinë e tyre, të ndërmarrin hapat e nevojshëm kundër armëve të vogla të zjarrit dhe që të vendosin pak rregull në këtë fushë" - tha Anan.

Anan reagon me këto fjalë ndaj plumbave qorrë që qëllohen në SHBA-s. Jo vetëm organizata amerikane National Riffle Association, e cila do të jetë gjithaahtu prezente në konferencën e New Yorkut,
është kundër planit të OKB-së për kontrolle më të rrepta për armë, por edhe vetë qeveria amerikane. Sipas ambasadorit amerikan pranë OKB-së, John Bolton, plane të tilla bien në kundërshtim me kushtetutën amerikane:

"Tregu ndërkombëtar ilegal me armët mund të ndikojë sigurisht në ndezjen e konflikteve, por përdorimi i përgjegjshëm i armëve, është pjesë legjitime e jetës sonë kombëtare."

200.000 njerëz vdesin çdo vit në vendet e industrializuara nga armët e vogla të zjarrit. Kjo është arsyeja përse edhe qytete të mëdha si New York, kërkojnë kontrolle më të rrepta për armë e zjarrit. Por John Bolton, nuk mendon kështu:

"Mesazhi është i qartë: Edhe në rast se ekziston një axhendë për të diskutuar mbi kotrolle më të rrepta për armë në SHBA-s, ky nuk është vendi i përshtatshëm për këtë debat."

Sekretari i përgjithshëm Anan u përpoq të sqarojë edhe njëherë, se qëllimi i konferencës së New Yorkut, është:

"Ne nuk duam t´ua marrin amerikanëve armët e tyre të zjarrit. Detyra jonë është që të evitojmë rënien e këtyre amrëve në duart e gabuara në këto kohë, ku kudo në botë po zhvillohen luftëra civile."

Eshtë e drejta e çdo shteti që të vendosë vetë, nëse qytetarët e tij dëshirojnë të mbajnë armë zjarri. Kështu shkruhet ndër te tjera në programin "Aksion", i cili, sipas kritikëve, nuk ka mundur t´i plotësojë ende detyrat e vëna edhe pas 5 vitesh në zbatim.

  • Data 24.06.2006
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpW
  • Data 24.06.2006
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpW