Fillon në Mynih konferenca e 43-të e sigurisë | Gjermania | DW | 10.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fillon në Mynih konferenca e 43-të e sigurisë

Konferenca e sigurisë e Mynihut është për strategët e politikës botërore njësoj so takimi i Davos-it për ekonominë botëroee. Në ty dyja këto samite marrin pjesë përfaësuesit më të lartë të politikës. Motoja e konferencës së 43-të të sigurisë që po zhvillohet në Mynih quhet "Krizat globale dhe përgjegjësia globale". Në këtë takim dyditor marrin pjesë rreth 250 delegatë nga 40 vedne të botës. Edhe presidenti rus Vladimir Putin merr pjesë në këtë konferencë, ashtu si ministri amerikan i mbrojtjes Robert Gates dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Si presidente e rradhës e BE-së dhe kryetare e G-8, Angela Merkel e ka vlerësuar zgjidhjen e konflikit në Lindjen e Afërt si një ndër prioritetet e saj. Ajo e lavdëroi në Mynih marrëveshjen e arritur në Arabinë Saudite, për të krijuar një qeveri të përbashkët mes Fatahut dhe Hamasit:

"Ka një rezultat nga Meka. Dhe ne duhet ta shohim atë si hapin e drejtë në drejtimin e duhur dhe ta falenderojmë udhëheqjen saudite dhe mbi të gjitha ta vlerësojmë faktin se kjo iniciativë erdhi nga vetë rajoni."

Temë tjetër e kësaj konference është sigurisht programi bërthamor i Iranit. 250 delegatët presin me kurozitet fjalimin e ndërmjetësuesit iranian Ali Larixhani, i cili do të flasë sot, pikërisht në përvjetorin e Revolucinit Iranian të vitit 1979. Edhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili merr pjesë për herë të parë në këtë konferencë u shpreh se programi bërthamor i Iranit është shqetësues dhe deklaroi se vendi i tij do ta mbështesë Perëndimin gjatë debateve të ardhshme. Por Putini kritikoi gjatë kësaj konference edhe NATO-n si edhe SHBA-s:

"Ne po observojmë me shqetësim se SHBA-s po i shkelin gjithnjë e më shpesh principet bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ata po i tejkalojnë kufijtë e tyre kombëtarë në çdo sektor: në politikë, në ekonomi dhe tek të drejtat e njeriut dhe i detyrojnë shtetet e tjera të ndjekin sistemin e tyre. Kujt i pëlqen kjo gjë?"

Putini kritikoi gjithashtu edhe sistemin amerikan të raketave, që është stacionuar ndër të tjera edhe në Polin e Veriut:

"Në sytë e Rusisë ky projekt është i pavlefshëm, sepse ne kemi armë që janë më inteligjente se ky sistem. Dhe në rast se ju thoni që ky sistem nuk ka si qëllim Runisë, unë ju them se armët tona nuk kanë si qëllim SHBA-s."

Sistemi i ri amerikan i raketave ka kushtuar miliarda dollarë. Megjithatë Rusia ka deklaruar se do të reagojë me modernizimin e armëve të saj.

  • Data 10.02.2007
  • Autor Andreas Noll
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxb
  • Data 10.02.2007
  • Autor Andreas Noll
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxb