1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Filloi viti i BE-së për barazinë gjinore

Sabine Ripperger31 Janar 2007

Viti evropian i barazisë kërkon t´i sensibilizojë njerëzit në BE për të drejtën e barazisë dhe për një jetë pa diskriminim.

https://p.dw.com/p/Ar8x
Të drejta të barabarta në shoqëri të dominuara nga burrat
Të drejta të barabarta në shoqëri të dominuara nga burratFotografi: Bilderbox
Përmes projekteve dhe aktiviteteve duhen sheshuar paragjykimet dhe duhen treguar avantazhet e shumëllojshmërisë së shoqërisë. Në samitin dyditor të barazisë, që filloi dje në Berlin, marrin pjesë 450 delegatë nga grupe te ndryshme interesash sociale. Ata e kanë ngritur zërin, që kur direktiva e BE-së për barazinë në zënien e vendit të punës dhe ushtrimin e profesionit, nisi të zbatohej edhe në Gjermani. Direktiva ndalon diskriminimin për shkak të fesë, botëkuptimit, gjinisë, moshës, të metave fizike, apo orientimit seksual. Vitin e kaluar ajo u transportua me vonesë në juridiksionin gjerman në ligjin e pergjithshem të barazisë dhe është në fuqi që nga 18 gushti i vitit 2006. Që atëherë në rradhë të parë punëdhënësve u duket se Gjermania po mbytet nga një valë padish kunder diskriminimit. Ata ankohen se ligji është një monstër burokratike. Ligji kunder diskriminimit dhe për barazinë ndryshe nga frikërat e shprehura publikisht nuk ka shkaktuar deri tani ndonjë valë të madhe ankesash. Zyra federale e antidiskriminimit (ADS) e ngritur pranë ministrisë për familjen ka shënuar që prej 18 gushtit deri tani 900 kërkesa. Rreth 60% e kerkesave vijnë nga shoqatat, mediat, nga shkenca, nga punëdhënësit dhe shoqëritë e sigurimeve, vetëm 40% nga persona të interesuar. Sipas zyrës së antidiskriminimit të ngritur për këtë çështje shumica e kërkesave kanë atributin e diskriminimit "të meta fizike" dhe "moshën". Në vend të tretë pason diskriminimi për arsye të gjinisë. Atributet e tjera feja/botekuptimi, raca/origjina etnike dhe identiteti seksual luanin nga ana tjetër deri tani një rol dytësor. Ndersa qeveria gjermane reagon shumë e matur ndaj sulmeve kundër ligjit të barazisë, në rradhë të parë punëdhënësit dhe shoqatat e tyre ankohen, se në Gjermani ndryshe nga vendet e tjera evropiane po tejkalohen direktivat e kërkuara nga BE, megjithëse tashmë ekzistojnë ligje si psh për mbrojtjen e nënave dhe të invalidëve. Kështu dhoma gjermane e industrisë dhe tregtisë sipas fjalëve të drejtueses së sektorit të saj për "të drejtën e punës" Hildegard Reppelmund, e ka shpallur ligjin e pergjithshem për barazinë si "monstrën burokratike të vitit 2006". Ligji ishte plot me gabime teknike, të cilat duheshin korrigjuar, në rradhë të parë duhej krijuar më shumë siguri ligjore. "Ky ligj krijon shumë, shumë më tepër shpenzime burokratike në sipermarrje, kështu që nuk janë të prekura vetëm sipërmarrjet, që shkelin ndoshta ligjin. Cdo sipërmarrës duhet të investojë shumë për t´u mbrojtur ndoshta edhe kundër akuzave të padrejta." Që me shpalljen e një vendi pune vendosen barriera, të cilat mund të përbëjnë më vonë një frenim të vertetë në kërkimin e punës. Deri tani duhej patur kujdes vetëm gjinia. Në të ardhmen ofertat për vende pune duhen shkruar në mënyrë sa më pak konkrete, që punëdhënësi të ketë kujdes të mos bjerë në bajonetë të ngritur, thotë Reppelmund. Sekretari i përgjithshëm i FDP Dirk Nebel foli për një "degë" të re, që është krijuar këtu. "Specialistët e aplikimeve. Këto janë ata, që aplikojnë për një vend pune, për të cilin dëshmohet se nuk bëjnë fare dhe pastaj me argumentin e "diskriminimit" duke marrë dëmshperblim, heqin dorë nga ndonjë proces kunder punëdhënësit. Kjo nuk është e dëshërueshme." Shoqatat ekonomike u rekomandojnë punëdhënësve, që t´i shohin me me kujdes se më parë aplikimet, për të shmangur paditë. Nebel konstaton se ligji ata, të cileve duhej t´u shërbente, më shumë i dëmton. Ai është i kënaqur, që vetë presidenti i komisionit të BE-së Barroso në një intervistë së fundi në televizion e ka pranuar vetë këtë, duke thënë se nuk njeh asnjë vend të BE-së që t´i zbatojë kriteret evropiane të antidiskriminimit me aq burokraci dhe me aq rregulla shtesë sa Gjermania. Në Berlin filloi dje samiti i parë evropian i barazisë. Me të hapet njëkohësisht "viti evropian i barazisë për të gjithë". Më shumë se 450 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa do të njihen për dy ditë rresht me strategjitë e konceptet për temën e diskriminimit dhe barazisë së shanseve. Pyetjes, se çfarë presin nga ky koncept Hildegard Reppelmund nga dhoma gjermane e industrisë dhe e tregtisë i përgjigjet:"Samiti i barazisë do të ndikojë ndoshta, që të krijojë një vetedije me te fortë për problematikën, barazinë dhe diskriminimin. Sigurisht që është një problem shoqëror, që diskriminimi vazhdon si fenomen." Por që vetëm vetëdija nuk mjafton, këtë e beri të qartë grupi i grave të fraksionit parlamentar CDU/CSU në një deklaratë për shtyp para takimit. Barazia formale e grave në Gjermani shkatërrohet me anë të fenomeneve të ndryshme në vendin e punës. Nga diferenca në paga ndërmjet burrave dhe grave, nga pjesëmarrja më e vogël e grave në pozicione drejtuese dhe në menagjimin e mesëm, si dhe nga kushtet e ndryshme në tregun e punës."