1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Filloi punimet Samiti i Kombeve të Bashkuara

15 Shtator 2005

Kofi Anan bën thirrje për luftë të përbashkët kundër varfërisë, terrorizmit dhe genocidit

https://p.dw.com/p/Aqil
Kofi Anan në Këshillin e Sigurimit
Kofi Anan në Këshillin e SigurimitFotografi: AP

Me keqardhje për kundërshtimet ndaj planeve të tij reformatore, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, hapi punimet e samitit, që mbahet me rastin e 60 vjetorit të themelimit të OKB-së.

Pas një viti kritikash në rritje, Annan u bëri thirrje më tepër se 170 presidentëve dhe kryeministrave, të mbledhur në Nju Jork, që përmes një reforme të thellë të rikthejnë besueshmërinë e Organizatës dhe të mundësojnë që bashkarisht të luftohet varfëria, terrorizmi dhe genocidi.

Nga Shqipëria në Samitin e Nju Jorkut marrin pjesë Presidenti Moisiu dhe Kryeministri Sali Berisha.

Nga Kosova, Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen merr sot fluturimin për në Nju Jork. Para nisjes Petersen u takua edhe një herë me Kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi.