Fillim me pengesa i fushatës elektorale të partive unioniste në Gjermani | Gjermania | DW | 17.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Fillim me pengesa i fushatës elektorale të partive unioniste në Gjermani

Koha kur një vend ndodhet në fushatë elektorale nuk është koha e diferencimit politik, shpesh rëndësi ka gjetja e elementit për të pëpunuar kundërshtarin politik.

T-Shirt me Angela Merkelin si Che Guevara

T-Shirt me Angela Merkelin si Che Guevara

Kjo vlen për të gjitha partitë, nganjëherë është zbavitëse dhe vetëm rrallë informative, por ka efekt mobilizues në radhët e ithtarëve të tu. Dhe një fushatë elektorale zhvillohet gjithmonë për persona, për shembull për ata të cilët i ka përfshirë në ekipin e saj të kompetencës kandidatja për kancelare e CDU/CSU-së, Angela Merkel.

Te mobilizimi i mbështetësve të partisë e ka hallin edhe CDU/CSU-ja. Për të, fushata elektorale ka një akcent të vecantë: sepse pushteti është aq afër sa mund ta prekësh, dhe Angela Merkeli, sipas anketimeve mund të bëhet kancelarja e ardhshme e Gjermanisë. E hapur mbetet megjithatë nëse kjo do të ndodhë në aleancë me liberalët e FDP-së, apo vetëm në aleancë me Partinë Socialdemokrate Gjermane.

Edhe kjo do ta bëjë ekipin e kompetencës të Angela Merkelit që të duket si butafori që në mbrëmjen e zgjedhjeve. Sepse, sado që të jetë kompetent Wolfgang Shojble në politikën e jashtme dhe të sigurisë, postin e ministrit të jashtëm nuk do ta lërë t'i ikë për duarsh asnjë partner koalicioni. Me ish-gjykatësin kushtetues Paul Kirchhof, në ekipin e Merkelit vjen një ekspert për taksat. Ai vërtet mund të thuhej se e zbukuron ekipin e kanditates për kancelare, po të mos kish pasur emërimi i tij bashkëshijen e mbulimit të mungesës së një tjetri. Sepse eksperti për taksat dhe financat i CDU-së quhet Fridrih Merc, raporti i të cilit me Angela Merkelin është krejtësisht i rrënuar.

Nëntë koka përfshin ekipi i kompetencës i Merkelit, për të cilin shprehimisht thuhet se nuk do të përfaqësojë listën e kabinetit. Megjithatë, përvec kryeministrit të Tyringenit, Diter Althaus, të gjithë do të ishin të gatshëm të hynin në një qeveri të drejtuar nga Merkeli. Një reklamë me efekt kjo megjithatë nuk është patjetër. Megjithatë, Merkeli ka arritur të tërheqë një përzierje midis fytyrash të njohura- për shembull të kryeministrit të landit të Zarës, Peter Myler, përgjegjës për ekonominë- dhe politikanë të panjohur për publikun e gjerë, si ministren për cështje sociale të landit të Saksonisë së Poshtme, Ursula von der Leyen.

Ngritja e ekipit të saj të kompetencës ishte për Angela Merkelin një detyrë relativisht e lehtë. Ngritja e kabinetit, e thënë më saktë, e pjesës unioniste të kabinetit- do të jetë më e vështirë. Sepse këtu, një fjalë me peshë do të thotë kryetari i Partisë Kristjansociale, CSU, Edmund Stoiber. Nëse ai do të futet vetë në kabinet, këtë ai e lë ende të hapur. Por ai do të peshojë mirë se me cilin pozicion ai do të ketë ndikimin më të madh në qeveri. Që Shtoiberi dëshiron ndërrimin e pushtetit në Berlin, për këtë nuk mund të dyshosh me të vërtetë. Por këtë ndërrim pushteti ai e dëshiron me një CSU sa më të fortë, prandaj ai nuk sprapset nga goditjet e ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme ndaj zgjedhësve në Lindje, duke dobësuar CDU-në e atjeshme. Dhe kjo përshtatet në tabllonë e një fushate elektorale të CDU-së, e cila karakterizohet nga ngeciet në vend. Në këto ngecie të përkohshme ka pjesën e saj edhe Angela Merkeli. Ngatërrimi i përsëritur i bruto me neto mund të jetë një vogëlsi në zjarrin e betejës, por ajo nuk tregon kompetencë në politikën e financave.

Megjithatë, shenjat në Berlin janë vënë për ndryshime. Por në koalicionin e madh të mundshëm, Angela Merkelit, të rrethuar nga Partia Socialdemokrate dhe nga një CDU e bindur në vetvete, do t'i duhet shumë më tepër të tregojë atë forcë vendosëse, e cila asaj i mungon si kandidate për kancelare.

  • Data 17.08.2005
  • Autor Heinz Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar32
  • Data 17.08.2005
  • Autor Heinz Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar32