Fatmir Sejdiu: Prishtina është kundër rinegocimit të plotë të pakos së Ahtisarit | Ballkani | DW | 21.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fatmir Sejdiu: Prishtina është kundër rinegocimit të plotë të pakos së Ahtisarit

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për programin tonë, thotë se grupi negociator i Kosovës është i bindur do të arrijë të ndryshojë disa pika në pakon e Ahtisarit, për të cilat Prishtina zyrtare nuk është e kënaqur

Fatmir Sejdiu, President i Kosovës

Fatmir Sejdiu, President i Kosovës

Deutsche Welle: Zoti President gjatë këtij muaji, patëm shfaqje të dhunës në Prishtinë, ishin protestat e 10 shkurtit kundër grupi negociator dhe kundër pakos së
Ahtisarit, pati dy persona të vrarë dhe ishte shpërthimi mbi veturat e UNMIK-ut, ku ka gabuar grupi negociator, që një shtresë e shoqërisë është e pakënaqur?



Fatmir Sejdiu: Ngjarjet që ndodhën në Prishtinë kanë qenë refleksione që kanë lënë gjurmë jo të mira për Kosovën, pra ka qenë një orë e ligë për Kosovën. Protesta e 10 shkurtit në karakterin e saj ishte e panevojshme dhe që për pasojë prodhoi dy viktima që në radhë të parë është një humbje për familjet dhe poashtu për Kosovën. Është e drejtë e cdo kujt që të jap vizionin tjetër të protestojë, por ekziston një nevojë që gjith kjo të jetë në kuadër të kornizave ligjore. Unë mund të them se ekipi i unitetit ka bërë punën e vet. Ka ofruar casjet e Kosovës për të gjitha problemet në takimet e Vjenës dhe mendojë se vendimet tona kanë qenë vendime të koncensusit dhe që përfaqësojnë vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës.



Deutsche Welle: Zoti president, grupi negociator i Kosovës ka hartuar një listë më
vërejtje për disa pika në pakon e Ahtisarit, mendoni se mund të ndryshohet
kjo pako?



Fatmir Sejdiu: Nuk them se mund të bëhet ndonjë ndryshim i madh por, ne jemi të
bindur se Ahtisari, mund të ketë konsiderat ndaj argumenteve që ne kemi ofruar. Ajo që mund të themi si Prishtinë zyrtare, është se nuk jemi në favor të asaj që duhet ricikluar bisedimet dhe të shkohet në fafundësi të debateve që në fund të fundit nuk do të prodhonin asgjë, përkundrazi do të prodhonin rreziqe për Kosovën. E rëndësishmja në të gjith këtë proces, është se Ahtisari, do të përcjellë në KS-it edhe rekomandimin e tij politik dhe besojmë se në këtë pjesë të dokumentit do të jetë fjala për pavarësinë e Kosovës.



Deutsche Welle: Autoritet e Beogradit e kanë kundërshtuar propozimin e Ahtisarit dhe kanë kërkuar që dokumenti të ndahet në dy pjesë në atë politike dhe
teknike, që do të thotë për pjesën teknike mund të ketë një marrëveshje mirëpo, jo për pjesën politike, si i përgjigjeni ju kësaj?



Fatmir Sejdiu: Kjo është një casje e vazhdueshme që Beogradi e ka shtruar dhe më këtë qasje edhe do të vazhdojë. Qasja e tyre e vazhdueshme është që procesi
në cfarëdo forme të mundhshme të zgjatet, që procesi mundësisht të kompremitohet dhe në këtë zgjatje të krijohen tensione në Kosovë, për të dëshmuar atë që ata e presin se Kosova nuk është e gatshme për të ecur si shtet i pavarur, se nuk ka stablitet në Kosovë se nuk ka perspektive të qytetarëve të saj në mënyrë të vecantë se nuk ka të ardhme për serbët e Kosovës. Në këtë mes grupi negociator i Kosovës mendon se këto casje janë të papranueshme dhe ne themi se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje tjetër për Kosovën që është jashtë vullnetit të shumicës së qytetarëve të saj.




Deutsche Welle: Marti Ahtisari, ka thënë se 2/3 e dokumentit të tij flasin për serbët,
ndërsa, përfaqësuesit e serbëve të Kosoves, janë shprehur se pakoja e Ahtisarit është e padrejtë sepse i trajton në mënyrë të drejtë të gjitha pakicat përfshire edhe serbët, duke aluduar në atë se serbët e Kosovës duhet të kenë më shumë të drejta?



Fatmir Sejdiu: Eshtë e vërtetë se në dokumentin e Ahtisarit 2/3, flitet për serbët
e Kosovës. Mirëpo, kërkesa të ngjashme me serbët kanë shtruar edhe kominitet
tjera pakicë, mirëpo pakicat tjera jo serbe janë integruar në shoqërinë kosovare. Për ne është më rëndësi që do të veprojmë në zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe në këtë linjë pjesa kryesore në dokument që ka të bëjë me serbët është e mbështetur në standardet ndërkombëtare mirëpo, në disa cështje pjesa ku flitet për të drejtat e serbëve tejkalon standardet ndërkombëtare. Ajo që në dëshirojmë është që të krijohet një ofertë serioze e Kosovës në kuptimin e akomodimit të serbëve në shoqërinë kosovare.



Deutsche Welle: Zoti president, disa here jeni deklaruar se janë shterur mundesitë për vazhdimin e bisedimeve me autoritet serbe, në anën tjetër bisedimet në Vjenë
po vazhdojnë, pse tash e keni konsideruar të nevojshme vazhdimin e bisedave?*



Fatmir Sejdiu: Grupi negociator i Kosovës mban qëndirmin se janë shterur mundësitë për bisedime të mëtjeme me autoritet e Beogradit. Bisedimet e Vjenës kanë të bëjnë më një konsultë shtesë që Ahtisari e ka kërkuar. Për në e rënësishme
nga këto bisedime është që të argumentojnë qëndirmin tonë se Kosova nuk do
të pranojë asnjë kompromis që nënkupron heqjen dorë nga parimet që me të cilat është paraqitur deri tash në takimet e Vjenës dhe nga ajo që është vizion i yni themelorë për të ardhmën e Kosovës.



Deutsche Welle: Zoti president, Ahtisari në dokument në ansjë moment nuk përmend fjalën pavarësi, ngjashëm pritet të ndodhë edhe në KS-it, kur do të nxjerret
një rezolutë për Kosoven, cfarë do të veprojë me pas Prishtina zyrtare, do të shpallë pavërsinë në mënyrë të njëanshme.



Fatmir Sejdiu: Unë mendojë se do të ketë dy casje paralele. E para, se ky dokument është një pjesë e marrëveshjes së drejpërdrejt pavarësisht se mund të nënshkruajn apo jo palët. Dhe e dyta është se presidenti Ahtisari sigurisht do ta paraqes me një shkerësë apo dokument tjetër anën politike se cfarë duhet të përcaktojë KS-it, në kuptimin e mbështetjes. Ne realisht presim që në pjesën e rekomandimeve Ahtisari, të jap edhe idenë e tij për pavarësinë e Kosovës. Mendojë se në këtë kohë institucionet e Kosovës do të kryejnë punën e tyre dhe për ne është shumë e rëndësishme që të ketë një mbështetje ndërkombëtare të heqjes nga fuqia e rezolutës 1244 dhe më pas në mund të bëjmë veprimet brenda instiucioneve të Kosovës jo unilaterale. Pra nëse është e nevojshme edhe një deklarim të kuvendit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës dhe natyrisht kërkesën për njohje ndërkombëtare të saj.
  • Data 21.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYL
  • Data 21.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYL
Reklamë