Fatmir Sejdiu - kryetari i ri i LDK-së | Ballkani | DW | 09.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fatmir Sejdiu - kryetari i ri i LDK-së

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, zgjidhet me 189 vota nga 351 fletëvotime te vlefshme edhe kryetar i LDK-së. Fatmir Sejdiu, mundi në garën zgjedhore ne kuvendin e përgjithshem konkurentin, ish kryetarin e kuvendit te Kosoves, Nexhat Daci

Kryetari i ri i LDK-së

Kryetari i ri i LDK-së



LDK-ja, ka një kryetar të ri. Presidenti i Kosovës, është edhe Kryetari i ri i sapozgjedhur i LDK-së. Fatmir Sejdiu, tha se projekti i LDK-së, është projekt i përbashkët. Në këtë linjë ai ftoi te gjithë delegatet, edhe ata te cilet nuk votuan per të që të punojne se bashku ne ndertimin e shtetit te Koosves dhe vizionin e saj për të ardhmën.

Ish kryetari i kuvendit te Kosoves, Nexhat Daci, i cili humbi garen për kryetar të kësaj partie, pranoi rezultatin zgjedhor te kuvendit te pergjithshem te LDK-se dhe tha se ai edhe me tutje do te qëndroje ne LDK.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së, do të vazhdojë punimet edhe në orët e mbrëmjes, ku pritet të zgjedhjet këshilli drejtues i partisë dhe të miratohet statuti i ri. Keshilli i pergjithshem drejtues i partisë do të ketë 31 anëtarë dhe ata do të kenë mandat katër vjeçar.

Ende është e paqartë, se çfarë posti do të ruaj, kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Fatmir Sejdiu, meqë ai është edhe kryetar i Kosovës. Në bazë të kornizës kushtetuese, me të cilën akoma adminitrohet Kosova, presidenti Sejdiu nuk ka të drejtë të ushtrojë dy poste. Pra shumë shpejtë duhet të zgjedhe nëse, dëshiron të vazhdojë postin e presidenitit të vendit, apo atë të LDK-së. Burime
brenda LDK-së, thonë se, presidenti Sejdiu, në bazë të statusit të ri të partisë, i cili pritet të miratohet, ka të drejtë të ngrijë postin e kryetarit të partisë, partia të udhëheqet nga këshilli drejtues, ndërsa ai të vazhdojë postin e presidentit të vendit deri në zgjedhjet e pergjithshme, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.

  • Data 09.12.2006
  • Autor B.Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraY
  • Data 09.12.2006
  • Autor B.Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraY
Reklamë