1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Faruk Spahia:Kosovës duhet t'i kthehet qetësia dhe imazhi që meriton

Mimoza Cika Kelmendi18 Mars 2004

Bisede ne studio me kryetarin e Komunes se Mitrovices Faruk Spahia

https://p.dw.com/p/AqvW
Pamje nga Mitrovica
Pamje nga MitrovicaFotografi: AP

Pyetje :Zoti Spahija, sipas jush cilat jane shkaqet qe pikerisht tani u arrit nje situate e tille e cila mori permasa shume te medha?

Pergjigje:Mitorvica eshte nje vend vazhdimisht i tensionuar per vete faktin se eshte e ndare ,mbahet i bllokuar nga ekstremistet serbe dhe me incidentin qe ndodhi ne afersi te Mitrovices ne fshatin Caber u krijua nje situate ne te cilen njerezit e pane te udhes te protestojne.Sigurisht qe shumica prej tyre qellimmire ndikuan ne opinionin kosovar qe te mos ndodhin te tilla tragjedi me femije, por ja qe situata rrembeu edhe veprimin aty ketu te ndonje ekstremisti .Flitet per grupe qe kane nxitur qytetaret te dalin ne proteste.

Pyetej:Eshte fjala per grupe ekstremiste serbe apo.....?

Pergjgije:Jo vetem serbe por edhe shqiptare sepse ka edhe shqiptare natyrisht dhe ata provokuan njeri tjetrin dhe kjo dihet qe esktremistet serbe jane te gatshem te provokojne .Ata ne nje fare menyre i japin perparesi vehtes ndaj situates ne Mitrovice dhe situata eskaloje.Bilanci eshte vertet mjaft tragjik per Mitrovicen, por edhe per mbare Kosoven.Une i bashkohem apelit te te gjithe atyre qe deri me tani jane prononcuar per nje qetesim te situates.Njerezit duhet te vazhdojne jeten e tyre normale, t'ja lene punen institucioneve qe te vazhdojne te vendosin rendin dhe sigurine.Kjo eshte mundesia e vetme qe te tejkalohet kjo situate dhe deri diku ketyre diteve t'i kthehet imazhi te cilen synon Kosova.

Pyetje:Nderkohe zoti Spahija prej tre vitesh nuk ka pasur protesta ne Mitrovice, pse nuk eshte shfrytezuar kjo kohe per zgjidhjen e problemeve etnike qe egzistojen ne kete qytet te ndare?

Pergjigje:Ky ka qene nje nga problemet kryesore te cilen ne vazhdimisht e kemi diskutuar ne bisedat tona me perfaqesues te UNMIK-ut se nuk po behet sa duhet qe te arrihet nje qetesi e favorshme ne zgjidhjen e problmeve qe kane qytetaret e Mitrovices.Pas tre vitesh ndodhi ky incident qe ka permbysur punen e gjithe atyre qe kane dashur te krijojne nje ambjent te shendoshe ne Mitrovice per zgjidhjen e problemit te Mitrovices.Per mospunen e e administrates se Unmikut e cila vertet eshte e pakuptimte pas tre vjetesh nuk po arrin te shtrije pushtetin ne nje pjese te qytetit te cilen e mbajne edhe me tutje ne duart e veta nje grup ekstremistesh te favorizuar te stimuluar nga Beogradi.

Pyetje:A mos ndoshta zoti Spahija ky incident ka lidhje me dialogun e sapofilluar mes Beogradit dhe Prishtines apo deklaratat e Koshtunices per Kosoven si dhe pervjetori i bombardimeve te NATO-s?

Pergjigje: Te gjitha kane nga pak ndikim ne kete situate.Natyrisht qe Kosova e tregua shume e vemendeshme ne gadishmerine per bisedime, per dialog te cilen e kerkon bashkesia nderkombetare.Me gjase, Beogradi nuk eshte i pergatitur per kete dhe kerkon situata te tjera dhe une ketu shoh nje prej arsyeve qe qeveria e Beogradit stimulon grupet ekstremiste per tensionime te reja ne Kosove.

Pyetje:Zoti Spahija, Çoviç deklaroi se ka deshtuar koncepti i nje Kosove multietnike ,cili eshte mendimi juaj, si e vleresoni ju kete deklarate?

Pergjigje:Te gjitha udhezimet qe ka pasur popullata serbe ne Kosove kane qene te tilla qe t'i tregojne botes se jeta ne Kosove eshte e pamundur.Eshte fjale per kantonizimin e Kosoves, qe eshte nje zgjedhje ekstreme.Kujtoj qe nuk eshte e pranueshme dhe une besoj se edhe me tutje se shumica e njerezve nga te gjitha komunitetet jane te vullnetit qe te jetojne bashke, te ndertojne nje te ardhme te perbashket.Natyrisht qe pergjegjesia per te ndertuar nje ambjent te tille bie ne rradhe te pare tek shqiptaret si shumice politike, si shumice numerike dhe per kete duhet hapur debati dhe duhet te jete shume e pranishme ne mediat tona pikerisht kjo pergjegjesi e shqiptareve.

pyetje:Pra ju jeni te mendimit se koncepti per nje Kosove multietnike nuk ka deshtuar.Mitrovica mund te jetoje po ashtu ne kete perberje?

Pergjgije: Po i ka mundesite, sepse e di vullnetin e shumices se qytetareve te Mitrovices.

Pyetje:Po per te dale nga kjo situate e tensionuar dhe per te pasur nje Kosove multietnike me rruge paqesore si mund te arrihet?

Pergjigje:Se pari duhet ne menyre shume cilesore te ndertohen raportet e UNMIK-ut me institucionet kosovare.Te shtrohen çeshtjet me shtruar, te kete marrdhenje koordinimi me te plote dhe te komunikohet gjithmone me shqiptaret pa vleresime paraprake per situaten e pergjitheshme per te cilen mendoj se shqiptaret kane kopetenca te diskutojne dhe te vleresojne .Pra une mendoj se permes nje bashkepunimi me te ngjeshur me nje pune shume me te madhe se deri tani eshte e mundur nje ambjent qe premton qetesi me te madhe dhe shume me shume pune per afirmimin e standarteve te cilat tani jane shtruar para kosovareve si nje hap i cili duhet patjeter te behet drejt nje statusi te qendrueshem te Kosoves.