Falje në Vindhuk | Gjermania | DW | 16.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Falje në Vindhuk

Për herë të parë një politikan gjerman kërkon falje për masakrat ndaj hererove në Afrikë në vitin 1904. Në media kjo masakër cilësohet si gjenocidi i parë i shekullit të njëzetë. Qeveria gjermane nuk ka kërkuar më parë me të vërtetë falje për këtë masakër të kolonialistëve gjermanë, nga frika e ngritjes së pretendimeve për dëmshpërblim

Hajdemari Vicorek-Cojl, Ministrja gjermane për zhvillimin

Hajdemari Vicorek-Cojl, Ministrja gjermane për zhvillimin

Ministrja gjermane për ndihmën vendeve në zhvillim, Vicorek Cojl ishte politikanja e parë që kërkoi falje publikisht. Ajo madje gjeti fjalët e duhura në takimin e saj në Vindhuk, duke prekur zemrat e pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore.

100 vjet pas betejës në Vaterberg, në ceremoninë përkujtimore ndaj viktimave të 11 gushtit 1904 në Vindhuk, ku u vranë mijëra herero, Ministrja gjermane për ndihmën vendeve në zhvillim, Vicorek Cojl kërkoi falje për masakrat gjermane ndaj kryengritësve Herero. Vicorek Cojl ishte e para nga politikanët gjermanë që kërkoi falje para popullit të mbledhur. Kur Cojl filloi të fliste për masakrat bërë ndaj grave dhe fëmijëve zëri i saj po dridhej. Megjithatë ajo theksoi përgjegjësine historike të gjermanëe."Ne gjermanët e njohim përgjegjësinë tonë historike politike dhe etikomorale dhe e marrim përsipër atë krim që kryen gjermanët atëherë. Prandaj, ju lutem në emër të atit tonë të shenjtë të përbashkët, për faljen e fajit tonë. Masakrat e vitit 1904 kategorizohen si gjenocid në kohën e sotme" - tha Vicorek-Cojl.

Rreth 70.000 herero u masakruan ne fillim të shekullit të njëzetë pas betejës në Varterberg. Shumë u vranë, të tjerë u lanë të vdisnin në shkretëtirë nga uria apo etja.

Kjo mund të ketë konsekuenca politike të mëdha. Pasi lutja për falje tërheq pas vetes përgjegjësisnë e dyfishtë të Gjermanisë për Namibinë. Nga njëra anë për të shkuarën, gjë që mund të zgjidhet lehtë si duket edhe nga paraqitja publike e Ministres, dhe nga ana tjetër përgjegjësinë për të ardhmen, nuk është aq e kollajtë te bësh më të lehtë padrejtësinë e bërë.

Asnjë vend tjetër nuk ka marrë aq ndihmë zhvillimi se sa Namibia. Qysh prej pavarësisë së këtij vendi kjo arrin shifrën e 500 milionë eurove. Ceremonia përkujtiomre ndaj viktimave të gjenocidit, tregon se Namibia edhe në të ardhmen do të jetë një vend ku do të rrjedhin ndihmat. Ministrja gjermane u zgjerua shumë kur foli për reformën e tokës në vend,që vlen të mbështetet mjaft. Pikërisht kjo është edhe pika e dobët, që mund të kthehej në bumerang të politikës gjermane të zhvillimit. Dihet se cfarë ka ndodhur në Zimbabve ku Robert Mugabe realizoi një reformë të
tokës me shpatë dhe e çoi vendin gati në shkatërrim. Qeveria gjermane
do të bënte shumë mirë- theksojnë komentuesit gjermanë- nëse ajo aspektin e tokës do ta vinte në qendër të masave për zhvillim në Namibi, në rast se ajo dëshiron të justifikojë përgjegjësinsë e saj edhe në ardhmen. Vicorek Cojl bëri të qartë veçse në Namibi se qeveria gjermane nuk do të hapë rrugën për dëmshpërblime të mundshme.


  • Data 16.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5v
  • Data 16.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5v