Faktori politik i Kosovës unik dhe i gatshëm për bisedime | FOKUS | DW | 27.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Faktori politik i Kosovës unik dhe i gatshëm për bisedime

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, pret që kuvendi i Kosovës të miratojë të mërkurën përbërjen e delegaconit që do të zhvillojë bisedimet për statusin final të Kosovës.

Ndërtesa e parlamentit të Kosovës

Ndërtesa e parlamentit të Kosovës

Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen po takon udhëheqësit kryesor të vendit, në përpjekje për të arritur në një pikë të përbashkët me të gjithë dhe në këtë mënyrë faktori politik në Kosovë të jetë unik në bisedimet për statusin politik të vendit. Këtë përpjekje, e cila tashmë është edhe kërkesë për unitet, Petersen e bëri pas kthimit të tij nga Nju Jorku dhe pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

"Pas takimeve në Nju Jork, javën e shkuar mund të themë se ne jemi një hap me afër fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës dhe vërtetë nuk ka kohe më për të humbur dhe subjektet politike duhet të jenë gati për bisedime. Unë e mirëpres nismën e presidenti Rugova për formimin e delegacionit dhe poashtu besoj se diskutimet e nesërme në kuvendin e Kosovës do të ndihmojnë në përgatitjet për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës", tha Soren Jessen-Petersen.

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, bëri të ditur javë më parë emrat e grupit negociator për bisedimet për statusin dhe në këtë linjë, presidenti kërkon që kjo nismë të miratohet në kuvendin e Kosovës.

Presidenti Rugova, tha se pas mbledhjes së nesërme të kuvendit të Kosovës do të takojë anëtarët e grupit negociator në mënyrë që të delegacioni i Kosovës të jetë unik dhe i përgatitur për filimin e bisedimeve. Sidoqoftë edhe pse emisari i posaçëm i KB-së, për standardet Kai Aide, nuk e ka publikuar ende raportin e tij për zhvillimet në Kosovë, nga qarqe ndërkombëtare tashmë janë dhënë sinjale se bisedimet për statusin e Kosovës do të fillojnë më së largu deri në fund të këtij viti. Këtë e tha me të zbritur në aeroportin e Prishtinës pas vizitës në NJu Jork, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen.

  • Data 27.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiY
  • Data 27.09.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiY