″Evropa fortifikatë?″ - Kritika ndaj politikës së BE-së për azilimin anashkalon thelbin e problemit | Evropa | DW | 14.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Evropa fortifikatë?" - Kritika ndaj politikës së BE-së për azilimin anashkalon thelbin e problemit

Rasti i 37 refugjatëve afrikanë të bllokuar për tre javë resht në brigjet italiane të Mesdheut shtron sërish për diskutim çështjen e politikës së azilimit të BE-së.

Refugjatët, instalacion 2001 nga Helen Escobado

"Refugjatët", instalacion 2001 nga Helen Escobado

Anija gjermane "Cap Anamur" përpara tri javësh mori në bordin e saj 37 refugjatë afrikanë që rezikonin të mbyteshin në detin Mesdhe. Pothuajse të gjithë refugjatët vijnë nga rajoni i krizës Darfur, u tha fillimisht. Por ndërkohë janë shfaqur dyshime dhe autoritetet italiane mendojnë, se refugjatët vijnë nga vendet perëndimore të Afrikës. Gjithashtu autoritetet italiane jo vetëm i kanë izoluar refugjatët në kampet e dëbimit, por kanë arrestuar edhe ekipazhin gjerman të anijes si dhe presidentin e organiaztës bamirëse "Cap Anamur", Elias Bierdel. Të arrestuarit akuzohen për favorizim të emigracionit ilegal. Sërish pra është hapur debati për "kështjellën Evropa", e cila po i mbyll gjithnjë e më shumë kufijtë e saj duke shtuar penegsat për të mos i pranuar refugjatët. Por është shtruar për diskutim edhe paaftësia e evropianëve për të vendosur rregulla unike në politikën e azilimit. Të gjitha këto janë të vërteta, por fakt është që gjatë diskutimeve anashkalohet thelbi i problemit.

Komenti

Padyshim që është e drejtë kritika ndaj BE-së: 15 vendet e vjetra anëtare e kanë shtyrë deri në sekondat e fundit të zgjerimit të unionit cështjen e politikës së azilimit. Dhe së fundi u vendos një rregullore, e cila është pothuajse tipike për BE-në: "Së bashku", shkruhet në të, por sapo ta lexosh këtë rregullore e kupton, se në të nuk ka asgjë të përbashkët. Në thelb cdo vend mund të ndjekë pothuajse pa e ndryshuar fare procedurën e vet të deritanishme. P.sh. nëse është fjala për të ashtuquajturit "shtete të treta të sigurta" (shtete këto nëpërmjet të cilave refugjatët depërtojnë në vendet e BE-së) cdo vend anëtar përpilon listat e veta me emrat e shnteteve që i konsideron se respektojnë të drejtat e njeriut dhe ku mund të strehohen të parezikuar azilkërkuesit e dëbuar nga BE-ja.

Por sado të ndryshme qofshin këto lista nga njeri vend anëtar në tjetrin, në fund të fundit ato janë shprehje e paaftësisë. Dëbimi në një vend të tretë është vetëm një tentativë për t´i hequr qafe njerëzit që kanë nevojë dhe refugjatët e padëshiruar ekonomikë. E njëjta gjë vlen edhe për rregullin, në bazë të të cilit azilkëkreusi duhet ta paraqesë kërkesën për azil në vendin ku ka shkelur për herë të parë: pra kjo është një ec e jake për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për t´ua kaluar atë të tjerëve brenda vendeve të BE-së qofshin ata me ose pa kufij të jashtëm. Pasoja është që disa rrugë detare janë shndërruar në fortifikata, si p.sh. kanali i Gjibraltarit në Spanjë. Por kjo nuk ndryshon asgjë në dëshirën e shumë njerëzve nga vendet e varfëra për të ardhur në Evropën e pasur.

Si mund të jetë politika e preferuar e azilimit në BE? Kriteret e pranimit si vend i tretë, apo vend i sigurtë e i pasigurtë nuk ndihmojnë aspak në koncpetimin si duhet të një politike azilimi. Fakti që numri i azilkërkuesve në mbarë Evropën gjatë viteve të fundit ka rënë nuk ka të bëjë me këtë, por ka arësye të tjera: Nga njëra anë rajoni i krizës pranë Evropës, Evropa Juglindore është qetësuar. Së dyti një sërë vendesh të Evropës Juglindore tashmë kanë perspektivën e antarësimit në BE - dhe kjo influencon duke në shpresat për kushte më të mira jetese. Problemi është vetëm, se receta e emërtuar "perspektivë për në BE" nuk mund të aplikohet për vendet e Afrikës dhe të Azisë.

Por alternativë ka: natyrisht që në kryeqytetet e BE-së tashmë ë shtë kuptuar që cështja e azilimit mund të zgjidhet vetëm nëpëmrjet një politike efektive zhvillimi. E pikërisht këtu calon problemi, ndonëse Evropa krenohet si donatori më i madh në botë, në këtë fushë. Dhjetra miliona euro vihen në dispozicion për politikën e zhvilimit, por vetëm një pjesë e këtyre parave arrin në destinacion, sepse bashkëpunimi me një sërë vendesh të Afrikës p.sh. calon dhe funksionon shumë keq.

Ky është edhe problemi kryesor në luftën kundër kontrabandistëve të qenieve njerëzore, të cilët nga shprsa për parajsën Evropë që kanë njerëzit fitojnë shuma kolosale, e cdo vit mijëra njerëz hipin nëpër anije të kalbura dhe marrin rrugën e lundrimit nëpër detin Mesdhe. Por shumë prej tyre gjejnë vdekjen në mes të rrugës. Ndonëse BE-ja në samitin e vitit 2002 në Sevilja vendosi që të ushtrojë presion ndaj vendeve afrikane, për t´i dhënë fund bashkarisht këtij kriminaliteti, nuk u arrit që të vendosen sanksione kundër vendeve që nuk duan të bashkëpunojnë.

Eshtë e qartë, se kush do të ndalojë që "Evropa të shndërrohet në një fortifikatë" me tela me gjermba dhe mure juridike duhet të angazhohet në ato vende prej nga vijnë refugjatët. Kjo mund të arrihet vetëm me një bashkëpunim të ngushtë. Parandalimi i luftrave dhe katastrofave është një detyrë imediate që nuk duhet neglizhuar.

  • Data 14.07.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGt
  • Data 14.07.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGt