Evropë dhe Magreb- bashkëpunim dhe migracion | Gjermania | DW | 13.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Evropë dhe Magreb- bashkëpunim dhe migracion

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier udhëton në vendet e Magrebit. Tema të bisedimeve janë bashkëpunimi ekonomik dhe politik si dhe migracioni

Frank-Walter Steinmeier

Frank-Walter Steinmeier

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier niset nesër për një udhëtim pesëditësh në Afrikën veriore. Deri të shtunën ai do të vizitojë Libinë, Algjerinë, Tunizinë, Marokun dhe Mauritaninë. Një temë e rëndësishme do të jetë bashkëpunimi midis shteteve të Magrebit dhe Bashkimit Evropian gjatë kryesisë gjermane të radhës.

Për Frank-Walter Steinmeierin Magrebi është ende terren i panjohur. Por ministri i jashtëm do të jetë i përgatitur për bashkëpunimin me fqinjët jugorë të Evropës kur Gjermania të marë kryesinë e radhës në BE në janar. Për këtë arsye ai rezervon shumë kohë për udhëtimin e tij në Afrikën veriore. Vizita e pesë vendeve është turne i gjatë edhe për vetë ministrin e jashtëm.

Interesa janë politike dhe ekonomike

Libia, Algjeria, Tunizia, Maroku dhe Mauritania - për të pesta Bashkimi Evropian është një pikë e rëndësishme referimi në reformat e tyre politiko-ekonomike, siç deklaroi zëdhënësi i Steinmeierit Jens Plötner. "Synim i udhëtimit do të jetë mbështetja sipas mundësive e përpjekjeve të jashtëzakonshme që ndërmarrin këto vende dhe forcimi në planin afatgjatë i lidhjeve fqinjësore me Evropën."

Stacioni i parë i udhëtimit do të jetë Bengazi në Libi, ku Steinmeier do të hapë forumin e nëntë ekonomik gjermano-libian. Ministri i jashtëm shoqërohet nga një delegacion ekonomik i rangut të lartë. Para së gjithash në sektorin energjetik shpresojnë sipërmarrjet gjermane të marrin porosi të reja. "Rajoni ofron potencial të konsiderueshëm në sektorin e naftës dhe gazit. Edhe në sektorin e energjive të ripërtëritshme interesi i ekonomisë gjermane sa vjen e rritet. Ajo bën pjesë tek kryesuesit në fushën tepër premtuese të energjive të reja."

Migrimi temë e nxehtë

Në të pestë vendet Steinmeier do të takohet me homologët e tij, me kryetarë shtetesh dhe qeverish, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Këtu përveç çështjeve për të drejtat e njeriut do të trajtohet edhe tema e migrimit. Gjithnjë e më shumë afrikanë përpiqen të mbërrijnë me varka të pasigurta nga Maroku ose Mauritania në Evropë duke vënë jetën në rrezik.

Udhëtimi i Steinmeierit përfundon në Mauritani, ku të dielën zhvillohen zgjedhje parlamentare. Pas puçit ushtarak në fillim të vitit një hap i rëndësishëm në drejtim të demokracisë. Ministri i jashtëm do të vizitojë atje komisionin zgjedhor dhe do të takohet me vëzhgues të evropianë të zgjedhjeve.

  • Data 13.11.2006
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyl
  • Data 13.11.2006
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqyl